LAJMI I FUNDIT:

Abi Çarshia i jep kuptim Shën Valentinit, sjell shumë risi për të dashuruarit

Abi Çarshia i jep kuptim Shën Valentinit, sjell shumë risi për të dashuruarit

Me lokacion në qytetin e bukur të Prizrenit dhe me një hapësirë të madhe e shumëllojshmëri dyqanesh, Abi Çarshia është ndër qendrat tregtare më moderne në vendin tonë, e njohur për sjelljen e risive në vazhdimësi.

Duke marrë parasysh se Shën Valentini është nesër, e njohur ndryshe si Dita e të Dashuruarve, pikërisht kjo qendër tregtare ka vendosur që të organizojë shumë aktivitete për çiftet e dashuruara.

Photobooth apo hapësira për fotografi në formën e zemrës do t’u mundësojë të gjitha çifteve të shkrepin foto e video të paharrueshme për postime në rrjete sociale.

Shëtitjen në këtë qendër moderne, çiftet do ta bëjnë të rrethuar nga hapësirat reklamuese të mbushura me thënie për dashurinë e me dekorime të ndryshme.

Si qershia mbi tortë, “Share Your Love Story” do të jetë gjithashtu një aktivitet interesant që do të zhvillohet në kuadër të Abi Çarshisë përmes rrjeteve sociale.

Të gjitha çiftet do të mund ta ndajnë historinë e dashurisë së tyre në Instagram dhe ta bëjnë tag ‘Abicarshia’. Çifti me foton dhe historinë më interesante, do ta fitojë një darkë romantike dhe një film.

Për një ditë të paharrueshme me partnerin/en tuaj, vizito Abi Çarshinë

Artikull i sponzorizuar