LAJMI I FUNDIT:

Abelard Tahiri shpall fitoren nga zyrat e PDK-së

Abelard Tahiri shpall fitoren nga zyrat e PDK-së

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri ka theksuar se ata janë fitues të këtyre zgjedhjeve.

Ai këto komente i ka bërë nga zyrat e PDK-së, menjëherë pas përfundimit të mbylljes së kutive të votimit.


“I përgëzojmë institucionet e vendit për punën dhe përkushtimin e treguar gjatë këtij procesi. Ju falënderoj edhe njëherë të gjithë komisionerëve dhe vëzhguesve, duke ju kërkuar që të qëndrojnë në qendrat e votimit. PDK do të jetë parti e parë në shumicën e komunave, por presim një fitore më të vogël se zakonisht. Për fat të keq asnjë exit poll nuk ka qenë i saktë në asnjë palë zgjedhje”, ka shtuar Tahiri. /Telegrafi/