LAJMI I FUNDIT:

Abelard Tahiri: Qeveria Kurti ia gjeti çelësin “Kishës së Millosheviqit” si dhuratë për Vuçiqin

Abelard Tahiri: Qeveria Kurti ia gjeti çelësin “Kishës së Millosheviqit” si dhuratë për Vuçiqin
Foto: Arkiv

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka ka reaguar pas liturgjisë së Kishës Ortodokse Serbe të mbajtur sot në kampusin e Universitetit të Prishtinës.

Përmes një shkrimi në Facebook, tha se Qeveria Kurti ia gjeti çelësin “Kishës së Millosheviqit” si dhuratë për Vuçiqin.

“Kishës” së pretenduar e të kontestuar që u ndërtua dhunshëm në oborrin e Universitetit, e cila simbolizon terrorin e Millosheviçit, qeveria Kurti ia paska gjetur çelësin. Ende pa arritur në tryezën e bisedimeve me Vuçiqin, kryeministri qenka kujdesur t’i bëjë “dhuratë” sa për t’ia ndrequr disponimin. E nesër në seancë, sigurisht se do të na flet për parime e kësi gjerash”, ka shkruar ai në Facebook.


Ndaj liturgjisë së Kishës Ortodokse Serbe, ka reaguar edhe KLMDNj.

Për herë të parë pas luftës, serbët kryejnë ritet fetare në kishën që ndodhet në oborrin e kampusit të Universitetit të Prishtinës
Lexo po ashtu Për herë të parë pas luftës, serbët kryejnë ritet fetare në kishën që ndodhet në oborrin e kampusit të Universitetit të Prishtinës

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, e ka parë provokim mbajtjen e liturgjisë fetare të enjten në objektin e papërfunduar të kishës e cila ndodhet në oborrin e Kampusit Universitar të Prishtinës.

KMDLNj ka tërhequr vërejtjen për këto veprime të kishës ortodokse serbe, sepse sipas tyre, do të provokohen studentët e UP-së.

“KMDLNj e njeh dhe respekton të drejtën e ushtrimit të drejtave dhe lirive fetare për të gjithë besimtarët në bazë të bindjeve dhe vullnetit por e kundërshton manipulimin e fesë për qëllime politike. Rasti i mbajtjes së Liturgjisë në një objekt të papërfunduar dhe me status të parregulluar, KMDLNj e konsideron si provokim”, thuhet në reagimin e tyre.

Sipas KMDLNj-së, ky veprim i kishës ortodokse serbe është bërë për shkak të ndjeshmërisë së situatës politike në Kosovë.

“Kisha Ortodokse serbe, e sigurt se për shkak të ndjeshmërisë së situatës politike në Kosovë askush nuk do të intervenojë e ka keqpërdorur për qëllime politike një aktivitet shpirtëror dhe fetar. Këso aktivitete nuk duhet të lejohen në të ardhmen aq më parë që në Prishtinë dhe rrethinë ka hapësira të mjaftueshme dhe funksionale për ushtrim të aktiviteteve fetare”, vazhdon më tej reagimi. /Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori