LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku thotë se shtatorja e Rugovës po bëhet gati për në Pejë, duan ta vendosin për Ditën e Pavarësisë

Abdixhiku thotë se shtatorja e Rugovës po bëhet gati për në Pejë, duan ta vendosin për Ditën e Pavarësisë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar studion e skulptorit Gëzim Muriqi.

Ai aty ka parë për së gdhendjen e shtatores së ish-kryetarit të partisë dhe presidentit historik, Ibrahim Rugova, e cila do të vendoset në qytetin e Pejës, transmeton KlanKosova.tv.

“Sonte, në 34-vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, së bashku me kryetarin e komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, vizituam skulptorin e mirënjohur Gëzim Muriqi në studion e tij këtu në Prishtinë. Aty nga afër pamë punën e madhe artistike që po bënte Gëzimi në përfundimin e skulpturës së Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova”, ka shkruar Abdixhiku.


“Na tregoi për përgjegjësinë që bart e ndjenë në këtë përfundim. Gëzimi, si mjeshtër që është, ishte i holluar në secilin detaj me kujdesin më të veçantë prej skulptori. Kjo është skulptura e tretë që mjeshtri Muriqi bën për Ibrahim Rugovën. Dy të tjerat janë vendosur tashmë në Malaj të Rugovës dhe në Istog”.

Më tej Abdixhiku ka treguar që synimi është që shtatorja e Rugovës të vendoset në Pejë në Ditën e Pavarësisë.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Kalo në kategori