Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një këngë me videoklip, përmes të cilës thotë se "Rruga e re LDK-së po nis".

Abdixhiku po ashtu ka paralajmëruar mbajtjen e Kuvendit dhe Konventës së LDK-së.


“Drejt përgatitjeve finale. Ejani këtë të diel, më 19 nëntor, në Prishtinë”.

“Rruga e Re po nis. Faleminderit Shpat Dedës, Armend Xhaferit, Rema Canollit e djemve e vashave të Korit të Kosovës për këtë kryevepër; për Lidhjen dhe Rrugën e Re”.

Ndërsa kënga ka këto vargje:Zemrën e kam hapë T’ardhmen me përqafë Ëndrrat që me breza ndër vite i kemi pasë. Besën ta kam dhanë Rrugën për me ça Era e ndryshimit po fryn E dora dorën e ka kapë. Rruga e re po hapet Po lulëzon Shtigjet bashkë i ndërtojmë. T’fortë kur jemi hapi s’ndalet Po marshojmë Lidhjes i besojmë. Rrugën e kam marrë Vendit zot me i dalë Flakën e themeleve tona Me mbajtë gjallë. Besën ta kam dhanë Rrugën për me ça Era e ndryshimit po fryn E dora, dora me dorë asht kapë.