LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku për rritjen e çmimeve: Çështja nuk është se çfarë bën Putini, por se çfarë bën Albini

Abdixhiku për rritjen e çmimeve: Çështja nuk është se çfarë bën Putini, por se çfarë bën Albini

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku tha se çështja e kësaj nuk lidhet më atë se çfarë bën Putini në luftën në Ukrainë.

Kryetari i LDK-së, duke debatuar lidhur me rritjen e çmimeve tha se inflacioni në Kosovë ka arritur në 13 për qind.


“Ju nuk keni zhvillim ekonomik, Kosova nuk ka zhvillim ekonomik dhe nuk jeni ne gjendje të merrni asnjë edhe një masë. Inflacioni në Kosovë është 13 për qind, më i larti ndonjëherë, ku këta po thonë se ky nuk vjen prej Albinit por ndaj luftës së nisur prej Putinit. Çështja nuk është se çfarë bënë Putini, por se çfarë bënë Albini, pra e a lejon qe kjo krizë të vjen neto në Kosovë, apo ta zbus atë, prandaj ne kemi punë me Albinin e jo Putinin”, tha Abdixhiku.

Sipas tij, qytetarët janë në kufi të mbijetesës.

“Problemi i jem është për ata njerëz që janë në kufi të mbijetesës, e që përballen çdo ditë me rritjen e çmimeve. Teksa promovoni rritje të hyrave, prej kujt po i merrni ato, prej njerëzve tonë. Ju keni inat me propozuesin, e jo me propozimin, ky është inati i juaj Albin. Kur ishe në vendin tim, edhe ti e ke dhënë këtë propozim. Kjo është propozuar edhe nga SHBA, Gjermania, Britania dhe shumë vende tjera”, përfundoi ai. /Telegrafi/