LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku në Prekaz: 5, 6 dhe 7 mars janë datat e gravuara të lirisë dhe shtetit tonë

Abdixhiku në Prekaz: 5, 6 dhe 7 mars janë datat e gravuara të lirisë dhe shtetit tonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) së bashku me anëtarë të kësaj partie në 24-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial ”Adem Jashari” në Prekaz duke kujtuar kështu sakrificën e familjes Jashari.

Abdixhiku pas homazheve para medieve tha se kjo datë është rikujtim, se përpjekja për atdhe është shenjtë, dhe se rruga e nisur nga familja Jashari duhet të vazhdohet.

I pari i LDK-së, theksoi se edhe se datat 5, 6 dhe 7 mars janë datat e gravuara e lirisë dhe shtetit tonë.


“Sot në Epopenë e UÇK-së në 24-vjetrin e Epopesë së UÇK-së shënojmë tri datat e rëndësishme të historisë kosovare. Datat 5, 6 dhe 7 mars janë datat e gravuara e lirisë dhe shtetit tonë. 24 vite më parë Drenica, Prekazi, familja Jashari u rrethua nga forcat serbe, ata mbrojtën pragun e shtëpisë së tyre dhe kështu mbrojtën edhe përpjekjen tonë kolektive për liri dhe për çlirim, dha një kushtrim të ri ngritjes sonë së përbashkët për çlirimin e madh. Sot 24 vite më pas ne e nderojmë familjen Jashari, komandantin legjendar Adem Jashari gjithë të rënët, burrat, gratë fëmijët e kësaj familje si një shenjë e jashtëzakonshme, si një shenjë e sakrificës sublime në altarin e lirisë. Kjo datë, kjo ditë, kjo epope është rikujtim për të gjithë ne, sidomos për ne në skenën politike se sa e shenjtë është përpjekja jonë për vend për atdhe dhe për liri. Andaj kemi një obligim moral që të vazhdojmë rrugën e nisur e shtruar nga ta”, tha Abdixhiku.

Në paraditen e së dielës homazhe kanë bërë edhe tre krerët e shtetit, kryetarë dhe anëtarë të opozitës. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Drejtësi
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava dhe përfaqësues të BIK-ut

Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava dhe përfaqësues të BIK-ut

Lajme
Kalo në kategori