LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Kush nuk e përkrah procesin e dialogut është qyqar dhe populist

Abdixhiku: Kush nuk e përkrah procesin e dialogut është qyqar dhe populist

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se prioritet i Qeverisë duhet të jetë anëtarësimi në NATO dhe procesi i dialogut me Serbinë.

Sipas tij, procesi i dialogut është  me interes nacional prandaj ashtu duhet të jetë edhe për Qeverinë.

I ftuar në “Debat Plus”, Abdixhiku, ka thënë se “kush nuk e përkrah dialogun është qyqar dhe populist”.


“Duhet që kjo Qeveri të ulet në tavolinë dhe të dialogojë, madje tani është dashur të shfrytëzojë momentumin gjeopolitik të rezolutës së NATO-së , për përparim në politikën e jashtme”, është shprehur Abdixhiku.

I pari i LDK-së, gjithashtu ka thënë që “fatalitetet e politikës së jashtme nuk i durojmë dhe as nuk i ndalim, nëse rrezikohet fati i Kosovës, për shkak të dështimit të Qeverisë”.

Ai ka shtuar, që kryeministri e ka përgjegjësinë kushtetuese për procesin e dialogut, prandaj duhet të jetë prioritet i tij, sepse ai është bartës i tij dhe duhet ta dërgojë deri në fund.

“Dialogu është i domosdoshëm, sepse është një moment historik që duhet ta shfrytëzojmë, nuk ka pasur pozicion më të mirë në këto 15 vitet e fundit, prandaj është mëkat nëse nuk shfrytëzohet”, ka shtuar ai.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se narracioni i krijuar mbi idenë se opozita nuk po punon sa duhet, është trillim i krijuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Abdixhiku: Nuk kam pritur rezistencë kaq të madhe, një qeveri e pastër nuk do të ndalonte formimin e komisionit hetimor
Lexo po ashtu Abdixhiku: Nuk kam pritur rezistencë kaq të madhe, një qeveri e pastër nuk do të ndalonte formimin e komisionit hetimor

Abdixhiku ka thënë se një narracion i tillë sikurse opozita nuk po punon është krijuar nga vet Kurti dhe se LDK-ja ka aktivitet të shtuar opozitar.

“Mos bini në kurth të Albin Kurtit. Kjo qeveri është e dobët dhe nuk po jep rezultate as në politikë të brendshme e as në të jashtme”, ka thënë ai, duke shtuar se është një qeverisje e cila ka krijuar një realitet paralel të Kosovës.

Duke i kujtuar se dikur Abdixhiku kishte punuar me Kurtin, Abdixhiku ka thënë se në njëqind ditëshin e punës me të, ritmi i punës ka qenë shumë më i madh.

Abdixhiku kishte shërbyer si ministër i infrastrukturës në qeverinë e Albin Kurtit, ku në koalicion ishin Vetëvendosje dhe LDK.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Kalo në kategori