LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Janë 834 kosovarë që do të kthehen nga jashtë, të gjithë do të vendosen në karantinë në Qendrën e Studentëve

Abdixhiku: Janë 834 kosovarë që do të kthehen nga jashtë, të gjithë do të vendosen në karantinë në Qendrën e Studentëve

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, gjatë një konferencë të përbashkët me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se është detyrë e Qeverisë së Kosovës që t’i kthejë të gjithë qytetarët që kanë mbetur në vende të ndryshme pas situatës së pandemisë së coronavirusit.

“Kemi nis organizmin e kontrollimit dhe kthimin nga vendet e huaja për në Kosovë. Kemi bërë thirrje që çdo qytetar që nuk ka urgjencë të mos marrë rrugën e kthimit meqë kapacitetet e shtetit të Kosovës janë më të mangëta”, u shopreh Abdixhiku.


Ai tha se janë 834 qytetarë kosovar që duhet të kthehen në Kosovë, nga vendet e tjera, dhe se të gjitha ëto raste janë duke u trajtuar.

“Secili tjetër me urgjencë kthimi do të marrë ndihmën e shtetit të Kosovës. Nëpërmjet Ministrisë së Jashtme janë udhëzuar ambasadat tona  për të bërë evidentimin e kosovarëve që ndodhen jashtë.. Janë 834 qytetarë që duhet të kthehen. Jemi duke i trajtuar këto raste”, tha Abdixhiku.

Të kthyerit do të vendosen në Qendrën e Studentëve e cila është përgatitur si karantinë dhe transporti i tyre është nën përgjegjësinë e ministrisë.

“Secili i kthyer në Kosovë do të vendoset në Qendrën e Konvikteve e cila është kthyer në karantinë.  E kemi si ministri përgjegjësinë për ta organizuar transportin deri në aeroport dhe deri tek qendra”, u shpreh Abdixhiku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori