Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë kanë mbajtur një takim virtual me zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

“Wieland e uroi kryetarin Abdixhiku për detyrën e re dhe konfirmoi gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me LDK-në, si parti anëtare në Partitë Popullore Evropiane.

Kryetari Abdixhiku e falënderoi Wieland për urimin dhe për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në përgjithësi”, thuhet në njoftim.

Abdixhiku dhe zëvendëspresidenti Wieland diskutuan edhe për çështjet aktuale politike në vend me fokus të veçantë në zhvillimin e LDK-së, por edhe për integrimin e Kosovës në BE dhe organizata tjera ndërkombëtare. /Telegrafi/