LAJMI I FUNDIT:

Abazoviq i drejtohet Krivokapiqit: Nuk ka kompromis me Ministrinë e Brendshme, ose gjeji deputetët për ta krijuar qeverinë e Malit të Zi

Abazoviq i drejtohet Krivokapiqit: Nuk ka kompromis me Ministrinë e Brendshme, ose gjeji deputetët për ta krijuar qeverinë e Malit të Zi

Në takimin me të mandatuarin për kryeministër, Zdravko Krivokapiq, nuk u ra dakord se kujt do i përket sektori i sigurisë, por nuk ka asnjë kompromis me ne, sepse ne nuk do të luajmë bixhoz me Malin e Zi, tha udhëheqësi i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq.

“Nuk është rënë dakord, por nuk ka asnjë kompromis me ne, sepse ne nuk do të luajmë bixhoz me Malin e Zi. Për sa kohë që varet nga ne, nuk do ta bëjmë. Nëse nuk u përshtatet atyre, nëse duan të prezantojnë njerëz që nuk janë të mirë me këtë vend … Unë nuk mund ta pranoj atë dhe janë të lirë të gjejnë katër deputetë të tjerë për ta bërë shumicën”, tha Abazoviq, raporton rtcg.

Tani, thotë ai, gjithçka është në duart e Krivokapiqit. Më konkretisht, siç thotë politikani shqiptar, varet nga ai nëse Mal i Zi do të udhëhiqet prej ekspertëve apo jo, transmeton Telegrafi.


Duke folur nëse e shihte veten si Ministër i Brendshëm, Abazoviq thotë se mund ta shihte veten në atë pozitë, por që nuk ka asnjë problem për vendin e tij, për sa i përket kësaj shumice të re, të jetë në parlament.

“Unë e shoh veten atje. Nëse dikush mendon se mund të ndihmojë diku tjetër, unë do të jem, por ta shkel veten …, kjo më irritoi shumë në lidhje me udhëheqësit e tjerë të opozitës. Dritan Abazovic nuk do të jetë problem”, pohoi ai.

Ndryshe, Krivokapiq ka ndarë tashmë tre poste ministrore për koalicionin URA si dhe një post të zëvendëskryeministrit, i cili do të merret me sigurinë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Dhunime në sheshin Tahrir (Video)

Dhunime në sheshin Tahrir (Video)

Kalo në kategori