Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka kërkuar sot nga Qeveria e Kosovës që të insistojë për zbatimin e udhërrëfyesit për marrëveshjen për energjinë në veri.
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, pas vizitës në KOSTT, tha se ekzekutivi duhet ta ngritë këtë çështje edhe në Bruksel.
Ai tha se në bazë të diskutimeve me zyrtarë të institucioneve të energjisë, janë dy mospajtime me Elektroserverin, njëri për trafostacionin në Vallaç, dhe tjetri për kërkesën e Elektroserver-it për t’iu referuar Kosovës me fusnotë.
Krahas këtyre, ai kërkoi përgatitje më të madhe të ekzekutivit për krizën energjetike. Ndërsa e mirëpriti takimin e djeshëm të presidentes Vjosa Osmani e kryeministrit Albin Kurti me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Bilnken.
Në qershor të këtij viti në Bruksel delegacionet e Kosovës dhe Serbisë kanë arritur të martën pajtueshmëri për zbatimin e marrëveshjes ekzistuese për energjinë, në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve mes dy shteteve, i cili ka nisur më 2011.
Në dokument thuhet që brenda shtatë ditëve të lëshimit të licencës, Elektrosever do t’i ofrojë Kompanisë për Distribuimin e Energjisë Elektrike – KEDS dhe Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë – KOSTT të dhënat më të fundit për konsumatorët, nën ndërmjetësim të BE-në.
Pas 10 ditëve të lëshimit të licencës për furnizim, Elektrosever do të nënshkruajë marrëveshjet e nevojshme teknike me KOSTT-in dhe KEDS-in, në mënyrë që të operojë në tregun e Kosovës për energji, thuhet në një prej pikave të udhërrëfyesit.
Brenda 15 ditëve të nënshkrimit të marrëveshjeve të nevojshme me KOSTT-in, Elektrosever do të pajisjet me kodet identifikuese, ashtu që të kryejë aktivitetet që i parasheh licenca.
Më pas, në periudhë 30-ditore KEDS dhe KOSTT, nën ndërmjetësim të BE-së, nëse ka nevojë, do të kenë qasje te nënstacioni i Vallaçit, si dhe në infrastrukturën tjetër për shpërndarje.
Në pikën e gjashtë të udhërrëfyesit përmendet që brenda 45 ditëve të sigurimit të licencës, KOSTT dhe KEDS, në konsultim me Elektrosever-in do t’ia dorëzojnë ZRRE-së një plan investimi, kostot e mirëmbajtjes si dhe humbjet në rrjet, bazuar në analizim të infrastrukturës ekzistuese. Pas 21 ditësh, ZRRE më pas do të miratojë këto plane në parim.
Në rast të mosveprimit sipas kushteve të caktuara pas 100 ditëve të lëshimit të licencës, ZRRE mund të vendosë për pezullim apo tërheqje të licencës për Elektrosever-in, ndonëse para këtij vendimi duhet të ketë konsultime me palët, nën ndërmjetësim të BE-së, brenda një afati kohor prej 15 ditësh.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Italia, jo më “toka e premtuar”, përgjysmohen kërkesat për azil nga fëmijët shqiptarë
Klinika “Zhan Mitrev”: U mbajt kongresi i ll-të i teknologëve radiologjikë
Familjarët refuzuan të merrnin trupin për ta varrosur, Prokuroria Elbasan: Personi i vrarë në burgun e Peqinit është Arben Lleshi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Plagoset një person në Dragash
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre