Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në një konferencë për media ka thënë se nga informatat që kanë nga shtabet zgjedhore në pesë komuna ku janë në balotazh, mbarëvajtja e procesit zgjedhor ka kaluar mrië deri më tani pa ndonjë incident të theksuar.

Besnik Tahiri nga AAK tha se po ashtu kemi parë një dalje të vogël në krahasim me raundin e parë të zgjedhjeve.


“Të dhënat nga komunat tregojnë se ka pasur ankesa me votimin e personave me aftësi të kufizuara ku ne I kemi raportuar te KQZ”, tha ai.

Tahiri shtoi se ka pasur edhe vizita të zyrtarëve që kanë funksione shtetërore, derisa bëri thirrje që të ndalen këto.

“Në orët e fundit poashtu kemi vërejtur një defilim të zyrtarëve që kanë funksione shtetërore që kanë kaluar në qytete të ndryshme dhe të cilat kanë ndikim. Kërkesa jonë si subjekt është e thjeshtë, kjo është një ditë feste për AAK-në sepse do të jetë fitore e madhe për ne dhe mos ta prishim në këtë orë përmes defilimit nga mekanizmat shtetëror. Nga selia e AAK-së I ftojmë qytetarët të japin kontributin e tyre për demokracinë”, u shpreh Tahiri. /Telegrafi/