LAJMI I FUNDIT:

AAK përkrah protestën e qumështarëve

AAK përkrah protestën e qumështarëve

Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), do të përkrah protestën e shoqatës së qumështarëve e cila do të mbahet të martën në ora 12:00. Këtë e kanë bërë të ditur përfaqësues nga AAK-ja, pas takimit që kishin me përfaqësues nga shoqata e qumështit.

Lah Ibrahimaj, ka ngritur dyshime dhe akuza të rënda ndaj njerëzve të qeverisë për të cilët ka thënë se janë importues të mëdhenj të produkteve të dyshimta.

“Askush nuk është kundër importit po ne jemi kudër produkteve të cilat janë me origjina të dyshimta do të thotë ne na shërbehet djathë , shikoni karakteristikat e djathit bimor do të thotë kjo është si pasoj e këtyre importeve të pa kontrolluara pa ju bërë analizat pa ju ofruar njerëzve analizat e këtyre produkteve të qumështit që të gjithë janë me origjinë bimore… Prodhuesit e mëdhenj shumica janë nëpër qeveri nëpër institucione dhe askush nuk ka guxim me i ndalë”, tha ibrahimaj.


Ndërsa, anëtari tjetër i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se do të i përkrahin protestat e qumështarëve.

“Të drejta e kësaj shoqate për mbrojtjen e një industrie që numëron 40 mijë vende të punës dhe diku një gjysmë miliardi investime dhe duke vënë një alarm për Qeverinë e vendit që po e qon në falimentim këtë industri dhe duke pasur parasysh që në tregun e Kosovës kemi mjaft produkte që le hapësirë për të dyshuar dhe që është jo e shëndetshme për qytetarët dhe konsumatorët e kemi pasur këtë takim dhe mendoj që AAK, grupi parlamentar është në mbështetje të kërkesave legjitime të këtyre sepse përpos asaj që ndikon në zhvillimin ekonomik, ndikon më mbylljen e vendeve të punës të 10 mijë punëtorëve e sidomos e dëmton edhe investimin kapital prej 500 milionë eurove”, tha Lekaj.

Ramadan Memaj, kryetar i shoqatës së qumështarëve ka thënë se ndihen të injoruar nga qeveria.

“Kjo protestë sigurisht është duke u organizuar edhe për shkak të injorimit të vazhdueshëm që institucionet Kosovës i bëjnë këtij sektori. Ky sektor ndodhet para një kolapsi total për shkak të një importeve të pa ligjshme edhe për shkak të problemeve të cilat ja kemi bërë të njohura opinionit edhe më herët”, tha Memaj.

Protestën e qumështarëve e ka përkrahur edhe Lëvizja Vetëvendosje./Telegrafi/