eksperti ad

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), së fundmi ka zhvilluar procesin e brendshëm partiak, ku sot ka zgjedhur Kryesinë e re të partisë.

Nga ky proces, AAK e Ramush Haradinajt ka dalë më e fortë se kurrë në aspektin e udhëheqësisë, duke emëruar hiq më pak se 12 nënkryetar.


AAK ka vendosur që në pozitën e nënkryetarit të emërojë: Ardian Gjini, Ahmet Isufi, Pal Lekaj, Gazmend Abrashi, Blerim Kuçi, Ali Berisha, Teuta Haxhiu, Muharrem Nitaj, Smjal Latifi, Magbule Shkodra, Time Kadrijaj dhe Diellza Hoti, shkruan Telegrafi.

37742229 1715860938498283 4348466847453020160 n

Madje edhe nënkryetarja më e re kësaj partie Diellza Hoti, ka bërë të ditur vetë pozitën të cilën ia ka besuar lideri njëherësh edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Hoti e cila punon si këshilltare e kryeministrit, përmes një statusi në Facebook ka shkruar se kjo pozitë për të do të thotë shumë.

" Sot u konfirmua përsëri që forca politike në të cilën besoj dhe angazhohem, e ka shtyllë kryesore të funksionimit mentalitetin e ri dhe progresiv.
U konfirmua përsëri që të jesh pjesë e ekipit të Kryetarit Haradinaj do të thotë të përfaqësohesh, të shprehesh pa u paragjykuar, të të vlerësohet mendimi dhe vullneti për punë, pavarësisht moshës", ka shkruar ajo.

Ndërkaq analisti Imer Mushkolaj, është ai i cili ka publikuar listën e kryesisë së re të AAK-së, ku edhe ka ironizuar me numrin e nënkryetarëve. " AAK me 12 nënkryetarë. Krejt t'knaqun", ka shkruar Mushkolaj. /Telegrafi/