LAJMI I FUNDIT:

AAK ende nuk ka vendosur për koalicione në komunat ku është në balotazh

AAK ende nuk ka vendosur për koalicione në komunat ku është në balotazh

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në zgjedhjet lokale që u mbajtën më 17 tetor 2021 nga rezultatet e tanishme preliminare të publikuara nga KQZ-ja del të jetë fituese në dy komuna.

Sipas këtyre rezultateve, AAK-ja ka mbajtur udhëheqjen me Deçanin dhe Suharekën, kurse në balotazh ky subjekt politik do të jetë në pesë komuna.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve që pritet të mbahet më 14 nëntor, AAK do të jetë në balotazh në Gjakovë me LVV-në, në Klinë me PDK-në, në Rahovec me LVV-në, në Junik dhe Istog me LDK-në.


E kur jemi te çështja e balotazhit, partitë politike tash pritet të fillojnë negociatat për koalicione me partitë tjera në mënyrë që të marrin mbështetje më të madhe.

AAK mban Suharekën e Deçanin, në balotazh shkon në Gjakovë dhe katër komuna të tjera
Lexo po ashtu AAK mban Suharekën e Deçanin, në balotazh shkon në Gjakovë dhe katër komuna të tjera

Shefi i shtabit zgjedhor të AAK-së, Muharrem Nitaj në një prononcim për Telegrafin ka deklaruar se ende ky subjekt nuk ka ndonjë përcaktim për koalicion konkret.

Nitaj ka shtuar se koalicionet janë e drejtë ekskluzive e degëve të AAK-së nëpër komuna.

“Koalicionet në nivel komunal janë e drejtë ekskluzive e degëve të AAK-së nëpër komuna. Ata e bëjnë analizën dhe propozimet dhe forumet e partisë vetëm formalisht i miratojnë. Me aq sa e di ende nuk ka ndonjë përcaktim për ndonjë koalicion konkret, por që sigurisht orientimet do të merren shpejt”, ka deklaruar Nitaj.

Kujtojmë se AAK në zgjedhjet e fundit të përgjithshme kishte fituar 7.12 për qind të votave në nivel vendi./Telegrafi/