Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka bërë thirrje presidentit të vendit, Hashim Thaçi që ta emërojë anëtarin e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Muharrem Nitaj nga AAK, tha se emërimi i anëtarit të tyre duhet të bëhet sa më shpejt.
“Jemi vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve dhe AAK ende nuk është e përfaqësuar me anëtarin e vet në KQZ. Presidenti që do të duhej ta emëronte anëtarin nuk e ka bërë një gjë të tille dhe kjo duhet të korrigjohet sa më shpejt. I bëjmë thirrje që ta kryejë këtë punë sa më shpejt që të mos mbetet vend vakant në KQZ”, tha ai.
Sipas tij, është e pakuptueshme që koalicioni AAK-PSK të mos përfaqësohet në KQZ.
“Ne jemi në fushatë dhe në kohën kur fushata po shkon e qetë vendi i anëtarit në KQZ, është totalisht e pakuptueshme që koalicioni AAK-PSK të mos përfaqësohet në KQZ. Nuk duam të mendojnë se kjo është një lojë politike. Në KEK është hapur një konkurs në KEK dhe në Trepçë, ju bëjë thirrje ministrive të linjave të mos bëjnë kalkulime të tilla. Jemi në një situatë bukur të qetë e cilësore është mirë që të ruhet kjo, partitë të mos bëjnë pazare. Ka informata për shpërndarjen e parave në zona të ndryshme, u bëjë thirrje partive të jenë korrekte”, tha ai.
Edhe Ahmet Isufi nga AAK, i ka bërë thirrje presidentit të vendit që ta emërojë anëtarin e tyre.
“Ne kemi bërë kërkesën që anëtari i AAK të jetë në KQZ, Ibrahim Selmanaj dhe është kërkuar nga zyra e presidentit që ta dërgojmë nga një përfaqësues, gjë që e kemi bërë, pastaj ka dal që koalicionit PAN i takojnë vetëm dy. Kërkojmë sa më shpejt nga presidenti që ta dërgojë Ibrahim Selmanaj dhe ta emëroj, anëtarin e PDK e kanë dërguar pa konsultim paraprak”, tha ai. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës