A mund të ëndërrojë Roma për Scudetton? Gasperini përgjigjet prerë para përballjes me Interin

Në prag të sfidës me Interin, trajneri i Romës, Gian Piero Gasperini, ka reaguar me maturi ndaj pyetjeve për ambiciet e skuadrës së tij në këtë fillim sezoni mbresëlënës.
Nëse dikush do t’i kishte thënë në gusht, kur merkatoja ishte ngadalësuar dhe kërkesat e tij nuk ishin përmbushur, se në tetor do të përballej me Interin duke qenë mbi ta në renditje, Gasperini do të kishte buzëqeshur me ironi. Por realiteti sot është pikërisht ky.
Pas një starti të fortë me 15 pikë nga 18 të mundshme, përballja me skuadrën e Cristian Chivut, ish-lojtar i tij te Interi, do të jetë testi i parë i vërtetë për Romën e re.
“Liga e Kampionëve është thelbësore nga ana financiare, sepse sjell shumë të ardhura. Por objektivat teknikë janë diçka tjetër dhe duhet të vlerësohen ndeshje pas ndeshjeje”.

“Ne do të përpiqemi të rritemi në aspektin e lojës, sepse në rezultate është e vështirë të bësh më shumë se kaq”.
Të reduktosh gjithçka në pyetjen ‘luftoni për Scudetto-n apo për Ligën e Kampionëve?’ është një diskutim ku nuk dua të marr pjesë”.
Trajneri foli edhe për gjendjen e skuadrës, që konfirmoi rikthimin e Dybalas dhe Pellegrinit.
“Ata që nuk ishin me kombëtaret punuan mirë, përfshirë Dybalan dhe Pellegrinin. Fatkeqësisht, lëndimi i Bailey-t doli më i rëndë se ç’menduam, shpresojmë ta kemi në stërvitje brenda pak javësh”.
“Pisilli? Ka potencial të madh, por për momentin konkurrenca është e fortë me Kone, Cristante dhe El Aynaoui që po luajnë rregullisht. Koha e tij do të vijë”, përfundoi ai./Telegrafi/

















































