LAJMI I FUNDIT:

A janë efektive pilingjet?

A janë efektive pilingjet?

Për këtë pyetje nuk ka përgjigje të prerë. Pilingu me thellësi mesatare sjell përmirësime më të dukshme në krahasim me pilingun e lehtë, por përtharja e lëkurës kërkon kohë.

Po të keni piling sipërfaqësor, mos prisni përmirësime përrallore, por ka pluse: nuk do t’ju duhet të mbylleni brenda dhe të prisni shërimin e plotë të lëkurës.

Fitnes për lëkurën


Për të qenë në formë, ne stërvitim muskujt. Pilingjet, mikrodermabrazioni dhe procedurat e dritës në të njëjtën mënyrë stimulojnë fytyrën.

Duke provokuar rinovimin më të shpejtë të qelizave, ju ndihmoni shëndetin e sistemit imun, forconi fibrat elastike dhe stimuloni prodhimin e kolagenit.

Zonat e përdorimit

Janë të përhapura pilingjet për fytyrën dhe gushën, por piling sipërfaqësor bëhet edhe për duart.

Këshilla

* Lëkura e gushës është aq e hollë dhe e ndjeshme, sa edhe pilingu sipërfaqësor mund të shkaktojë djegie (këtë e kam parë me sytë e mi).

* Po të nisni të përdorni një krem të ri, ose jeni nxirë shumë në diell, lëkura bëhet më e ndjeshme.

* Gjithmonë tregojini mjekut çfarë mjetesh përdorni gjatë përkujdesjes për lëkurën.

* Pilingjet nuk këshillohen për njerëzit që vetëm pak kohë më parë janë nxirë në diell, për pacientët me lëkurë të errët ose të nxirë nga dielli; ka shumë mundësi të shfaqen njolla të errëta dhe të zbehta.

* Pilingjet nuk këshillohen për pacientët me lëkurë të ndjeshme, me dëmtime të lëkurës dhe irritime të saj (ekzemë, dermatit). Ka shumë sëmundje të lëkurës të cilat nuk pranojnë piling dhe mjeku juaj patjetër duhet t’ju vërë në dijeni për to para procedurës.

* Zëvendësues i mirë i pilingjeve për njerëzit me lëkurë të ndjeshme është kurimi me dritë infrakuqe ose me dritë impulsive me brez të gjerë (IPL). /Telegrafi/