Ish-futbollisti i Anglisë, Wayne Rooney u bë hit në rrjetet sociale pasi bëri parashikimin e tij për një ndeshje ëndrrash midis ekipit të Manchester United të vitit 2008 dhe ekipit aktual të Arsenalit.

Rooney ishte në detyrë komentatori mbrëmë dhe raportoi për TNT Sports për ndeshjen e Ligës së Kampionëve midis Interit dhe “Topçinjve” të luajtur në San Siro.


Golashënuesi rekordmen i Unitedit iu bashkua ish-yllit të Arsenalit, Theo Walcott, dhe prezantueses Gabby Logan në fushë para fillimit të ndeshjes.

Walcott është dukur shumë i impresionuar me skuadrën e ish-shokut të skuadrës Mikel Arteta këtë sezon.

Ekipi londinez është favorit për të fituar titullin anglez falë një mbrojtjeje të fortë të Gabriel Magalhaes, William Saliba dhe Jurrien Timber, një mesfushe teknike të Declan Rice, Martin Zubimendi dhe Martin Odegaard, si dhe një sulmi shpërthyes të udhëhequr nga Bukayo Saka.

Walcott iu drejtua Rooneyt dhe vendosi ta krahasonte skuadrën aktuale të Arsenalit me skuadrën e famshme të Sir Alex Ferguson që fitoi Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve në vitin 2008.

Rooney ishte pjesë e një tresheje sulmuese të paharrueshme përkrah kolegëve legjendarë Cristiano Ronaldo dhe Carlos Tevez.

Ekipi përfshinte gjithashtu portierin Edwin van der Sar, dyshen e qendër mbrojtjes Rio Ferdinand dhe Nemanja Vidic, ndërsa Paul Scholes dhe Ryan Giggs vazhduan të drejtonin ekipin.

“Si do të ia dilte kjo skuadër e Arsenalit kundër skuadrës suaj të vitit 2008, e cila ishte ndoshta skuadra më e mirë kundër të cilës kam luajtur ndonjëherë?" pyeti Walcott.

Rooney u përgjigj menjëherë: "Do t'i shkatërronim! Mendoj se do ta bëjmë".

Të gjithë të pranishmit filluan të qeshnin me përgjigjen e shpejtë të legjendës angleze.

“Të duhej gjysmë sekonde për t'iu përgjigjur kësaj”, theksoi Gabby. /Telegrafi/

telegrafi sport app