Nga: Aurel Plasari

Kinse për t’iu kundërvënë “historisë komuniste”, ja se si prodhohen dhe përhapen ilustrime me Ismail Qemalin që paskësh ngritur në Vlorë flamurin turk! Me pavarësinë e Shqipërisë të shpallur me flamurin turk!


As flamuri i nderuar turk i fotos nuk ka lidhje me ngjarjen historike të 1912-s në Vlorë, as personazhet e fotos nuk janë shpallësit e pavarësisë, as ballkoni nuk i përket ndonjë shtëpie në Vlorë, gjë prej gjëje nuk ka lidhje me historinë politike të Shqipërisë.

Sikurse mund të dallohet edhe nga një rreth në rrotullim e sipër në pjesës e poshtme të fotos, fotoja është nxjerrë nga një video. Është fjala për një kronikë filmike të vitit 1919 nga arkivat britanike. Ajo ka të bëjë me fillimin e Luftës turke për pavarësi në maj 1919 kundër fuqive aleate (Greqi, Armeni, Francë, Mbretëri e Bashkuar, Itali), që në rrethanat e përfundimit të Luftës së Parë Botërore po pushtonin pjesët e mbetura të territoreve të Perandorisë osmane.

Në portale turke riprodhohet pikërisht kjo foto nga kronika e 1919-s me komentin: “Shihni kush e çliroi këtë vend! Është koha të pranohet e vërteta: Ummah krah për krah”. Vetëkuptohet në lidhje me historinë e Turqisë, hall' i tyre.

Manipuluesi provokator duket të jetë qytetar i Republikës së Kosovës ose të Maqedonisë së Veriut, për fat të keq edhe e shumta e komentuesve që e mbështesin, madje sipas ndonjërit syresh “historinë e rreme” me ngritjen e flamurit kombëtar në Vlorë e përhapin “katolikët dhe ortodoksit”. OK?

telegrafi.com