LAJMI I FUNDIT:

A duhet të pastrohet fëmija që është me lijë të ujit – infektolog Krasniqi na e heq dilemën

A duhet të pastrohet fëmija që është me lijë të ujit – infektolog Krasniqi na e heq dilemën

Lija e ujit është një sëmundje infektive ngjitëse të cilën e shkakton virusi i Variçella Zoster (VVZ).

Lidhur me këtë sëmundje infektive ka folur infektologu Valbon Krasniqi në podcastin “Shëndeti në rend të parë”.

Lia e ujit ose variçela është një sëmundje mjaft infeksiozive që prek kryesisht moshat e hershme…  Thuajse është e pamundur që njeriu gjatë jetës të mos bie me këtë virus…”, tha doktor Krasniqi.



Ndërkaq, shpesh te prindërit është dilema nëse duhet apo nuk duhet të pastrohet fëmija që është me lije të ujit.

“Sa i përket pastrimit ose larjes ne ju preferojmë të lahen sepse parandalon edhe infeksionet sekondare. Paramendo një lëkurë të mbuluar me ato puçrra që nuk pastrohet për tri ditë, pesë ditë ose një javë.

Vetëm rekomandojmë që gjatë larjes prindërve të fëmijëve të mos u bëjnë fërkime të lëkurës, mjafton të qarkullon uji dhe të mos fërkohet lëkura…”, tha ai.

Doktor Krasniqi tutje theksoi se për fëmijët që kanë kohës sa janë me lije të ujit kanë kruarje mund të marrin kremra të ndryshëm me të cilët lyhen dhe lehtësohet kruarja.

“Për kruarje ka pasta/kremra të ndryshme që mund të lyhen…e ndonjëherë kur fëmijët kanë kruarje shumë më të madhe mund të jepen edhe sirupe”, tha infektologu.

Për më shumë rreth dallimit të gripit dhe flamës/rrufës, simptomave të infeksionit në organizëm, meningjitit e lijës së ujit shikoni podcastin e plotë. /Telegrafi/