LAJMI I FUNDIT:

Reduktimet e rrymës “shkak i zhvillimit ekonomik” – kryeshefi i KOSTT-it sqaron deklaratën që bëri bujë

Reduktimet e rrymës “shkak i zhvillimit ekonomik” – kryeshefi i KOSTT-it sqaron deklaratën që bëri bujë

Kryeshefi ekzekutiv i Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT), Evetar Zeqiri, ka sqaruar deklaratën që shkaktoi reagime të shumta në opinionin publik.

Zeqiri kishte thënë se reduktimet e energjisë janë një pasojë e zhvillimit ekonomik, por theksoi se kjo deklaratë është nxjerrë nga konteksti.

Në sqarimin e tij Zeqiri bëri të ditur se referenca kryesore për deklaratën e tij ishte për komunat Ferizaj dhe Fushë Kosovë, të cilat po përjetojnë rritje të shpejtë urbane dhe ekonomike.


“Deklarata është nxjerrë nga konteksti. Sepse ajo iu ka referuar Ferizajt dhe Fushë Kosovës. Është fakt notor që ka një rritje urbane e ekonomike në aty dy komuna. Dhe si rezultat i shtuar e kërkesës për energji elektrike ka pasur fyte të ngushta – kapacitet për të dërguar energjinë është i limituar aq sa kemi kapacitet të transformimit të energjisë. Për shembull Ferizaj, ku i kemi dy nënstacione aktive që kanë kapacitet 111 megavat ndërsa konsumi është 140 megavat, pra në mënyrë automatike kuptohet që duhet bërë reduktime”, ka sqaruar Zeqiri deklaratën e tij se ka reduktime të rrymës shkaku i zhvillimit ekonomik.

Kreyshefi ekzekutiv i KOSTT-it, Zeqiri: Po përballemi me ngarkesa të jashtëzakonshme
Lexo po ashtu Kreyshefi ekzekutiv i KOSTT-it, Zeqiri: Po përballemi me ngarkesa të jashtëzakonshme

Zeqiri, pas një takimi me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe përfaqësuesin e KEDS-it, Bujar Jupaj, gjatë së premtes, deklaroi se sistemi elektroenergjetik i Kosovës po përballet me një ngarkesë të jashtëzakonshme, për shkak të rritjes së kërkesës për energji.

Ai përmendi se zhvillimi ekonomik dhe elektrifikimi i ekonomive dhe bizneseve në vitet e fundit ka ndikuar në rritjen e kësaj kërkese.

“Si Operator i Sistemit të Transmetimit dëshirojmë të sqarojmë qytetarët, bizneset, mediat që Sistemi Elektroenergjetik është duke u përballur me ngarkesë të jashtëzakonshme, si rezultat i zhvillimit ekonomik, që ka ndodhur në vitet e fundit; si rezultat i elektrifikimit të ekonomive e bizneseve tona. Operatori i Sistemit të Transmisionit është duke bërë maksimumin e mundshëm, që të operojë në kapacitetet tona”, ka thënë Zeqiri në konferencën për media gjatë së premtes./Dukagjini/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Ekonomi
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker - ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker - ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës

Ekonomi
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët

Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Kalo në kategori