Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, konsideron se Albin Kurti duhet të fitojë edhe një mandat si kryeministër, në mënyrë që të vazhdojë punët e mira që, sipas tij, janë bërë gjatë kohës sa ai po udhëheq vendin.
Muja, në emisionin “Përballje” në Telegraf.com, ka numëruar disa nga arsyet se pse Albin Kurti duhet të fitojë edhe një mandat si kryeministër, duke thënë se gjatë qeverisjes së tij ka pasur siguri dhe mbrojtje, derisa shton se “Albin Kurti e ka demonstruar me rezultatin e tij se, përkundër presionit, ka rikthyer veriun. (2) Për shkak të sundimit të ligjit. (3). Zhvillimi ekonomik. (4) Mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët e Kosovës”.
Duke folur për disa nga arsyet se pse qytetari duhet ta votojë Albin Kurtin në zgjedhjet e 9 shkurtit, Muja u shpreh se kryeministri është i përkushtuar në katër drejtime, të cilat duhet të vazhdojnë edhe në mandatin tjetër.
“E para, që është jashtëzakonisht e rëndësishme, është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik. E dyta, që është po ashtu e rëndësishme, është barazia shoqërore – barazia sociale dhe mundësitë e barabarta për secilin, pa marrë parasysh prejardhjen, ose secili duhet të ketë mundësi për të kontribuar në Kosovë. E treta është përmirësimi i sigurisë. Dhe e fundit është sundimi i ligjit”, theksoi ai.
Sipas Mujës, Kosova nën udhëheqjen e Kurtit ka bërë disa përmirësime të dukshme edhe në veri, dhe sipas tij, këto janë fakte që nuk mund të mohohen.
“Këto i sheh po ashtu edhe në vende të komplikuara, siç ka qenë veriu i vendit. Kemi fituar beteja të rëndësishme, të neglizhuara që 25 vite. Tjetër është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik. Është shumë e rëndësishme zhvillimi ekonimik”, u shpreh ai.
Muja pohoi se me qeverisjen e Kurtit është dyfishuar edhe buxheti i shtetit.
Në “Përballje”, Muja ka folur edhe për tema tjera të rëndësishme, si dhe për akuzat që po bëhen nga opozita për kontratat njëburimore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar
Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Moti për pesë ditët e ardhshme
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Paga e ushtarakëve rritet me 23%
“Vetëm po na shan”, Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet