LAJMI I FUNDIT:

Pse Trump do të jetë më i fuqishëm në mandatin e dytë presidencial?

Pse Trump do të jetë më i fuqishëm në mandatin e dytë presidencial?

Donald Trump po shkon drejt mandatit të dytë presidencial në një pozicion më të fortë sesa herën e parë, gjegjësisht autoriteti i republikanit shumë pak mund të sfidohet nga demokrati.

Në fjalimin e fitores, ai u zotua se “premtimet e bëra, premtimet të mbajtura” dhe kishte shumë sosh të bëra gjatë kësaj fushate presidenciale, nga kufizimi i abortit deri te shkarkimi i prokurorit të posaçëm Jack Smith dhe ulja e taksave.

Këtu janë disa nga arsyet pse ai tani është në një pozicion shumë më të fortë sesa ishte në vitin 2016, shkruan newsweek.


Ai ka një Gjykatë të Lartë thellësisht konservatore

Trump hyri në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2016 me pak mundësi për të lënë gjurmë në Gjykatën e Lartë.

Megjithatë, brenda katër viteve, ai arriti të emërojë tre gjyqtarë të Gjykatës së Lartë.

Pas vdekjes së gjyqtarit konservator, Antonin Scalia, republikani e zëvendësoi me Neil Gorsuch.

Gjyqtari Anthony Kennedy, votuesi i moderuar i gjykatës, dha dorëheqje në vitin 2018, duke i dhënë mundësinë Trumpit të emërojë konservatorin, Brett Kavanaugh.

Me dy kandidatë republikanë që zëvendësojnë dy të tjerë republikanë, Trump kishte një shumicë minimale prej 5-4.

Pastaj, në muajt e fundit të presidencës së tij, liberalia Ruth Bader Ginsburg vdiq në moshën 87-vjeçare, duke i mundësuar një ndryshim themelor në përbërjen e Gjykatës së Lartë.

Trump emëroi Amy Coney Barrett, por nuk arriti të shihte efektin e plotë gjatë kohës që ishte në detyrë.

Për shembull, “Roe v. Wade” u përmbys në mes të administratës së Bidenit, transmeton Telegrafi.

Këtë herë, 78-vjeçari hyn në Shtëpinë e Bardhë me një shumicë konservatore 6-3 në Gjykatën e Lartë dhe do të jetë në gjendje të marrë meritat për çdo vendim konservator që ata marrin, pasi ai emëroi gjysmën e konservatorëve në gjykatë.

Lara Trump është zëvendëspresidente e RNC-së

Aq i madh është ndikimi i Donald Trumpit brenda Partisë Republikane, sa që ai mundi ta zgjedhë bashkëshorten e të birit për nënkryetare të partisë.

Lara Trump, bashkëshortja e djalit të tij, Eric, mbajti një fjalim emocionues në Konventën Kombëtare Republikane të vitit 2024 dhe bëri një përshëndetje me grusht të ngritur për të pasqyruar qëndrimin e Donald Trumpit, kur ai u plagos lehtë në Butler County, Pennsylvania.

Me familjen Trumpit që kontrollon fuqishëm Partinë Republikane, 78-vjeçari është në një pozicion më të fortë për të ushtruar pushtetin, me më pak mundësi për kundërshtime të brendshme.

Ky është një kontrast i qartë me provat që dolën në gjyqin e supozuar për mashtrim zgjedhor të republikanit në Washington, D.C.

Dosja e provave tregon që ish-presidenti amerikan përpiqej të bindte kryetaren e RNC-së, Ronna McDaniel, për pretendimet e rreme për mashtrim zgjedhor në mes të muajit dhjetor të vitit 2020.

Ai tha se dëshironte që ajo të promovonte idenë se makineritë e votimit ishin të manipuluara në Michigan.

Ajo u përgjigj se një figurë e lartë republikane në Michigan e kishte vlerësuar raportin si “krejtësisht të çmendur” dhe e bëri të qartë për presidentin e zgjedhur se nuk do ta promovonte apo mbështeste atë.

Trump ka mohuar çdo keqbërje në këtë rast dhe ka thënë se ishte viktimë e një gjuetie politike shtrigash. Gjykatësi që mbikëqyr rastin gjithashtu po shqyrton sesa i mbrojtur është ai nga imuniteti.

Gjykata e Lartë i ka dhënë imunitet të gjerë

Trump tani ka mbrojtje ligjore shumë më të gjerë sesa kishte në mandatin e parë.

Kjo falë një vendimi të Gjykatës së Lartë më 1 korrik, që i dha imunitet të gjerë nga ndjekjet penale.

Ai ka imunitet të plotë për veprimet presidenciale, të cilat përfshijnë edhe bisedat me një zëvendëspresident për aktivitete potencialisht të paligjshme, si dhe imunitet të supozuar nëse zëvendëspresidenti vepron në rolin si kryetar i Senatit.

Për më tepër, asnjë provë e mbledhur nga rolet zyrtare presidenciale të Trumpit nuk mund të përdoret si provë për ta dënuar atë për veprime thjesht private.

Kjo krijoi një krizë mes prokurorëve federalë në Washington, D.C., të cilët e kishin paditur republikanin për mashtrim të supozuar zgjedhor.

Ata u detyruan të hartonin një aktakuzë të re, nëntë faqe më të shkurtër se ajo fillestare, duke hequr disa nga provat kryesore.

Aktakuza e re më pas duhej të miratohej nga një juri e madhe para se të paraqitej te gjyqtarja e gjyqit, Tanya Chutkan.

Tani, duke hyrë në mandatin e dytë me një mburojë ligjore kaq të fortë, Trump do të jetë në gjendje të realizojë agjendën me shumë më pak shqetësime për ndjekje të mundshme penale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Evropa
Rusët detyruan ushtarët ukrainas të zënë rob që të zhvishen dhe më pas i ekzekutuan

Rusët detyruan ushtarët ukrainas të zënë rob që të zhvishen dhe më pas i ekzekutuan

Evropa
Ukrainasit thonë se rusët përdorën për herë të parë një raketë balistike ndërkontinentale për të goditur Dnipron

Ukrainasit thonë se rusët përdorën për herë të parë një raketë balistike ndërkontinentale për të goditur Dnipron

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi

Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi

Evropa
Njëmbëdhjetë të arrestuar për shkak të rënies së çatisë në stacionin e trenit në Novi Sad, bllokohet ndërtesa e gjykatës

Njëmbëdhjetë të arrestuar për shkak të rënies së çatisë në stacionin e trenit në Novi Sad, bllokohet ndërtesa e gjykatës

Serbia
Kalo në kategori