LAJMI I FUNDIT:

Uragani Milton zbret në Florida, raportohet për të vdekur

Uragani Milton zbret në Florida, raportohet për të vdekur

Uragani Milton ka zbritur në tokë në Florida, ka njoftuar Qendra Kombëtare e Uraganeve (NHC).

Stuhia e kategorisë 3 goditi brigjet pranë Siesta Key në kontenë Sarasota, me erëra të qëndrueshme prej 193 km/h.

Bëhet e ditur se më shumë se 1.5 milionë shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike.


Milton pritet të sjellë një stuhi vdekjeprurëse në pjesën më të madhe të bregut të Gjirit të Floridës, duke përfshirë zona me popullsi të dendur si Tampa, Shën Petersburg, Sarasota dhe Fort Myers.

Në kohën e rënies në tokë, gati 100,000 njerëz ishin në qendrat e evakuimit në të gjithë Florida, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Në lidhje me uraganin u deklarua edhe presidenti amerikan, Joe Biden.

Ai tha se Milton pritet të jetë “një nga uraganet më shkatërrues në Florida në më shumë se një shekull” ndërsa u bëri thirrje të gjithëve që të dëgjojnë këshillat e zyrtarëve lokalë.

Siç raportohet, para se Milton të arrinte në tokë, tornadot prekën të gjithë shtetin.

Të paktën dy persona u konfirmua se kanë gjetur vdekjen nga një tornado në kontenë St Lucie – një rajon juglindor në Fort Pierce.

Duke raportuar nga Tampa, ndërsa stuhia arriti në tokë 96 kilometra larg, korrespondenti amerikan i Sky News James Matthews tha se mund të ndjehet “fuqinë e saj shkatërruese”.

“Ata e kanë quajtur këtë një uragan historik. Më i fuqishmi që ka goditur këtë pjesë të Floridës për më shumë se 100 vjet”, tha Matthews.

“U reduktua nga një stuhi e kategorisë 5 në një stuhi të kategorisë 3 në kohën kur goditi, por kjo nuk do të thotë se nuk është jashtëzakonisht e fuqishme, jashtëzakonisht e rrezikshme dhe do të ketë një ndikim shkatërrues”, shtoi ai.

Ndryshe, të mërkurën, zyrtarët lëshuan paralajmërimet e fundit duke u kërkuar afro dy milionë njerëzve të largohen ose të përballen me shanse të pakta për të mbijetuar.

Pasi të kalojë Floridan, Milton pritet të dobësohet mbi perëndim të Oqeanit Atlantik, ndoshta duke rënë nën fuqinë e uraganit, por stuhitë do të vazhdojnë të përbëjnë kërcënim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori