LAJMI I FUNDIT:

Modeli i flokëve të Kate Middleton-it u shfaq në TikTok: Mënyra më e lehtë për të marrë volumin e ëndrrave tuaja

Modeli i flokëve të Kate Middleton-it u shfaq në TikTok: Mënyra më e lehtë për të marrë volumin e ëndrrave tuaja
gettyimages

Modeli i flokëve të Kate Middleton-it është receta e përsosur për volumin më të mirë të flokëve!

Modeli i flokëve të Kate Middleton-it është ndër më të preferuarat në botë. Të gjithë pëlqejnë flokët e saj të bukur ngjyrë kafe që kur ajo u shfaq përkrah Princit William në vitin 2010, kur çifti shpalli fejesën.

Gratë ishin të ngazëllyera me atë se sa të pasura, të harlisura dhe paksa të dredhura dukeshin flokët e saj.


Fenirimi i famshëm “Chelsea” e flokëve të Kate u dizajnua nga parukieri i saj në atë kohë, Richard Ward, dhe kështu riktheu zyrtarisht trendin “big hair”, pra volumin e theksuar.

Flokët e Kate-s u bënë virale për herë të parë në vitin 2010, dhe kjo pamje u arrit duke përdorur furça të ndryshme dhe mbetet e popullarizuar edhe sot e kësaj dite, transmeton Telegrafi.

Në ditët e sotme është i popullarizuar fenirimi “Dallas”, i cila në fakt është një version i tharëses “Chelsea”.

“Dallas” është një hit i madh në mesin e brezit të ri dhe është një trend i madh në TikTok. Këngëtarja e njohur Sabrina Carpenter adhuron një stil të ngjashëm; Kaçurrelat e saj voluminoze dhe fenirimi me shkëlqim janë shumë të kërkuara për momentin.

Duke folur për këtë trend të popullarizuar mbretëror, Michael Grey, stilist krijues nga John Freida Salon, ndau detajet:

“Dallas” përfshin fenirimin e flokëve me një furçë të rrumbullakët, fijet përdridhen dhe fiksohen ndërsa ftohen, pastaj krehën me kujdes. Kate pëlqen t’i fusë flokët pas veshit për një pamje më të rregullt, që përputhet me çdo dekolte fustani dhe lë një përshtypje elegante”.

“Dallas” është një hit i madh në mesin e brezit të ri dhe është një trend i madh në TikTok. Këngëtarja e njohur Sabrina Carpenter adhuron një stil të ngjashëm; Kaçurrelat e saj voluminoze dhe tharësja me shkëlqim janë shumë të kërkuara për momentin.

Duke folur për këtë trend të popullarizuar mbretëror, Michael Gray, stilist krijues nga John Frieda Salon, ndau detajet:

“Dallas” përfshin tharjen e flokëve me një furçë të rrumbullakët, dhe fijet përdredhen dhe fiksohen ndërsa ftohen, pastaj krehen me kujdes. Kate pëlqen t’i fusë flokët pas veshit për një pamje më të rregullt, që përputhet me çdo dekolte fustani dhe lë një përshtypje elegante”.

♬ Can I Call You Rose? (Cover) – SOLOMON

Parukierja Richard Ward krijoi gjithashtu modelin e flokëve të Kate për ditën e saj të dasmës. “Gjysmë topuz” i saj i kombinuar me fustanin e nusërisë së Sarah Burton për Alexander McQueen, frymëzoi shumë të rinj në mbarë botën atë vit.

Edhe sot, modelet e flokëve të Kate janë më të kërkuarat për raste zyrtare dhe më shumë nga fotot e saj shihni në galeri.

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Disa ide se si të visheni bukur gjatë stinës së vjeshtës

Disa ide se si të visheni bukur gjatë stinës së vjeshtës

Keshilla Modë
Java e 27-të e shtatzënisë: Jeni në fund të tremujorit të dytë, trupi juaj po përgatitet për raundin e fundit dhe ja çfarë ndodh me beben

Java e 27-të e shtatzënisë: Jeni në fund të tremujorit të dytë, trupi juaj po përgatitet për raundin e fundit dhe ja çfarë ndodh me beben

Shtatzëna
Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet

Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet

Flokë dhe stil
Këshillë e pediatrit: Si të pastrohet hunda e mbyllur te bebet?

Këshillë e pediatrit: Si të pastrohet hunda e mbyllur te bebet?

Këshilla për prindër
Kalo në kategori