Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) prej disa javësh ka filluar me kampanjë informuese për qytetarët e Kosovës, meqë shumë shpejtë do të bëhet e ditur edhe data e mbajtjes së procesit zgjedhor.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një prononcim për media tha se po shpërndajnë broshura informuese për procesin e regjistrimit dhe votimit jashtë Kosovës.
“Meqenëse jemi në një periudhë në prag të fillimit të procesit zgjedhor në Republikën e Kosovës, pasi së shpejti pritet edhe të caktohet data e mbajtjes së zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, prej disa javëve Komisioni i Zgjedhjeve ka filluar me disa kampanja informuese për qytetarët e Republikës së Kosovës. Pasi ditë më parë kemi filluar fushatën informuese për disa nga ndryshimet në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, sot kemi filluar kampanjën tjetër informuese. Së bashku me kolegët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po shpërndajmë broshura informuese për procesin e regjistrimit dhe votimit jashtë Kosovës”, tha Elezi.
Elezi potencoi se përmes shpërndarjes së këtyre broshurave për mërgimtarët, ata do të mund të informohen se si do të realizohet procesi i votimit jashtë Kosovës.
Ai tha se këto fletushka dhe broshura po shpërndahen në aeroportin “Adem Jashari” dhe në të gjitha pikat kufitare të Republikës së Kosovës.
“Jemi në kohë të pushimeve dhe është periudhë ku mund të takojmë numër sa më të madh të qytetarëve të bashkatdhetarëve të cilët kanë ardhur për vizitë pë pushime në Kosovë. Me anë të këtyre broshurave po shpërndajmë informacione se si do të realizohet procesi i regjistrimit të votueseve jashtë Kosovës. Pastaj edhe faza tjetër që është procesi i votimit jashtë Kosovës. Përveç shpërndarjes së fletushkave apo broshurave informuese në sheshet e Prishtinës, këtë gjë po e bëjnë kolegët tjerë edhe ne Aeroportin ‘Adem Jashari’ si dhe në të gjitha pikat kufitare të Republikës së Kosovës”, tregoi Elezi.
Të enjten, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se shumë shpejtë do të bëhet e ditur data se kur do të mbahen zgjedhjet./kp/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arrestohet i dyshuari në Leposaviq – e incizoi të dashurën derisa ishte në gjumë dhe videot i publikoi në rrjetet sociale
Gjendet pa shenja jete një grua në Fushë Kosovë, policia nis hetimet
VLEN: Po i forcojmë lidhjet e Maqedonisë së Veriut me Kosovën
Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës
Haradinaj paralajmëron mundësinë e destabilizimit të veriut nga Vuçiqi para zgjedhjeve në Kosovë
Takimi ndërqeveritar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, kjo është agjenda
Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh
Ali Ahmeti me thirrje për Qeverinë e Kosovës: Të mos heshtë për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut
I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit