LAJMI I FUNDIT:

I dështoi transferimi tek Genoa, De Gea në bisedime të avancuara me një klub tjetër italian

I dështoi transferimi tek Genoa, De Gea në bisedime të avancuara me një klub tjetër italian

David De Gea ka qenë një lojtar i lirë gjatë 12 muajve të fundit, që prej largimit nga Manchester Unitedi pas skadimit të kontratës.

Ai ka qenë në kërkim të një aventure të re që nga korriku i vitit të kaluar, por siç duket ai do t’i rikthehet sërish fushave të gjelbra për sezonin 2024/2025.

Situata e De Geas ka marr disa kthesa të shumta gjatë javëve të fundit. Ai ishte në bisedime me Genoan, por kjo lëvizje dështoi.


Së fundmi, ai është bërë një objektiv serioz për Fiorentinën, ani pse diskutimet e para konkluduan se 33-vjeçari ka një pagë e cila është ‘e papranueshme’.

Përkundër kësaj, gazetari italian Alfredo Pedulla tani ka raportuar se bisedime të reja mes De Geas dhe Fiorentinas pritet të mbahen gjatë 24-48 orëve në vazhdim.

Ish-portieri i Atletico Madridit dhe Spanjës, i cili së fundmi kishte refuzuar disa oferta, në mesin e tyre edhe nga Arabia Saudite, i ka dhënë prioritet transferimit tek Fiorentina.

Mbetet të shihet nëse De Gea do të rikthehet në fushë para përfundimit të verës, por nëse ndodh kjo, me gjasë ai do të duhet të pranojë një ulje drastike të pagës./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vetëm 13 minuta lojë, arsyeja që u ndërpre ndeshja mes Realit dhe Barcelonës

Vetëm 13 minuta lojë, arsyeja që u ndërpre ndeshja mes Realit dhe Barcelonës

La Liga
Boksierja bullgare në qendër të polemikave të Olimpiadës - protesoi në ring pas meçit

Boksierja bullgare në qendër të polemikave të Olimpiadës - protesoi në ring pas meçit

Boks
Të gjithë i thonë se fitoi medalje me dorën në xhep, por qitësi turk ka një mesazh

Të gjithë i thonë se fitoi medalje me dorën në xhep, por qitësi turk ka një mesazh

Sport
Jo Bayernit dhe Barcelonës, Xavi Simons befason tëgjithë me skuadrën e re

Jo Bayernit dhe Barcelonës, Xavi Simons befason tëgjithë me skuadrën e re

Ligue 1
Mourinho po tenton ta bind një nga yjet kryesorë të Barcelonës të transferohet te Fenerbahce

Mourinho po tenton ta bind një nga yjet kryesorë të Barcelonës të transferohet te Fenerbahce

La Liga
Pas prurjeve të reja, Kompany po punon me largimet – ylli i Bayernit nuk bën pjesë në planet e tij

Pas prurjeve të reja, Kompany po punon me largimet – ylli i Bayernit nuk bën pjesë në planet e tij

Bundesliga
Kalo në kategori