Akoma nuk dihet se kur do të kthehet trupi i Faton Hajrizit në Kosovë, derisa nuk është konfirmuar nëse ka nisur një procedurë e tillë. E, për ekzekutimin e tij në Serbi pati edhe një deklaratë nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se arratisjet e fundit nga burgjet i ka organizuar Serbia për ta dëmtuar rendin juridik në Kosovë. Por, për këtë deklaratë, Haxhiu është kritikuar.
Trupi i Faton Hajrizit, të arratisurit nga Kosova që u vra nga Policia e Serbisë, mbetet akoma në këtë shtet.
Të paktën nuk ka deklarime zyrtare për nisjen e procedurave që trupi i tij të sillet në Kosovë.
Televizioni ka nisur pyetje në drejtim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, por ky institucion akoma nuk ka kthyer përgjigje.
Gjithsesi, sipas njohësve të rrethanave juridike, ekziston një praktikë përmes së cilës trupi i tij mund të kthehet në Kosovë.
“Kthimi i trupit të Faton Hajrizit në Kosovë do të kryhet ndërmjet një komunikimi zyrtar në mes zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd dhe mendoj që kjo formë e komunikimit do të kthej trupin e Faton Hajrizit në Kosovë sepse ne nuk kemi marrëveshje reciproke të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar me Serbinë”, ka thënë avokati, Asdren Bytyqi.
“Nuk do të ndikojë apo nuk do të ketë implikime për shkak se nuk kemi marrëdhënie diplomatike të drejtpërdrejta, mirëpo kjo do të bëhet përmes EULEX-it ose Kryqit të Kuq dhe besoj që shumë shpejt kufoma e tij do të vijë në vendlindje”, ka thënë njohësi i sigurisë, Avni Islami.
Jo nga Ministria e Jashtme, por ajo që drejton Ministrinë e Drejtësisë, ka reaguar me një shkrim në Facebook.
Albulena Haxhiu ka thënë se informacionet këto ditë ishin kundërthënëse, andaj sipas saj, nuk mund të dihet me siguri se a është vrarë Hajrizi.
Ajo ka ngritur pretendime se gisht në disa prej arratisjeve të fundit nga burgjet në Kosovë kanë grupe kriminale të Serbisë, që janë të lidhura me pushtetin në Beograd.
“Një mbështetje e tillë është padyshim e qëllimshme, e organizuar dhe e lidhur me qëllimin për të dëmtuar rendin publik, kushtetues e ligjor të Republikës së Kosovës. Ofrimi i territorit të Serbisë si mburojë ndaj ndjekjes së organeve penale të Republikës tonë i shërben krimit dhe kontribuon hapur cenimit të stabilitetit institucional e ligjor të Republikës së Kosovës. Shpeshtimi sistematik i këtyre rasteve në këtë periudhë nuk ka asnjë kuptim tjetër përpos qëllimit politik agresiv të fqinjit tonë verior”, ka thënë Haxhiu.
Por kjo deklaratë kritikohet nga avokati, Asdren Bytyqi. Ai e sheh këtë se si tendencë të Haxhiut për ta zhvendosur vëmendjen nga përgjegjësia që institucionet kanë për arratisjet.
“Është një deklaratë e cila tenton të eliminojë përgjegjësinë e Ministrisë së Drejtësisë në kohën kur qytetarët tentojnë të gjejnë fajtorin për vrasjen e të burgosurit, Faton Hajrizi në Serbi”, ka thënë Bytyqi.
Faton Hajrizi, 14 ditë pasi u arratis nga burgu i Smrekonicës në Vushtrri, u vra nga policia serbe në Lloznicë të Serbisë, pas autoritetet serbe pretendojnë se ai ishte personi qe vrau një polic serb dhe plagosi një tjetër, të enjten./Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A