LAJMI I FUNDIT:

Hapi shkollë online dhe mashtroi qytetarët gjilanas, ngritet aktakuzë ndaj pronarit

Hapi shkollë online dhe mashtroi qytetarët gjilanas, ngritet aktakuzë ndaj pronarit

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit D.A për shkak të veprës penale “Mashtrimi”.

Në njoftim thuhet se i pandehuri në vazhdimësi, në biznesin e tij të emërtuar “Albshkolla”, në Gjilan, me anë të paraqitjes së fakteve të rreme dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror i ka vënë në lajthim të dëmtuarit I.K, L.H., V.M., F.O., J.S., Y.B., A.V., M.A., R.A., N.S., A.R., duke i mashtruar dhe nxitur që të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre.


I pandehuri D.A kishte hapur një shkollë “Albshkolla” online, duke punësuar të dëmtuarit si mësimdhënës dhe pozita të tjera, më të cilët ka nënshkruar edhe kontrata me kohë të caktuar.

“Sipas aktakuzës, ekziston dyshimi i bazuar mirë se, i pandehuri D.A., që nga data 24 dhjetor 2023 deri më datë 28 mars 2024, në vazhdimësi, në biznesin e tij të emërtuar, “Albshkolla”, në Gjilan, me anë të paraqitjes së fakteve të rreme dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, i ka vënë në lajthim të dëmtuarit I.K, L.H., V.M., F.O., J.S., Y.B., A.V., M.A., R.A., N.S., A.R., duke i mashtruar dhe nxitur që të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre, në atë mënyrë që i njëjti ka hapur një shkollë të rreme online të quajtur “Albshkolla”, duke punësuar të dëmtuarit si mësimdhënës dhe pozita të tjera, me të cilët ka nënshkruar kontrata me kohë të caktuar dhe ka premtuar paga nga 400 euro deri në 1,000 euro, ku të dëmtuarit, duke rënë pre e mashtrimit, kanë filluar punën, duke dhënë shërbim secili në pozitën dhe rolin e tij, mirëpo i njëjti për këto shërbime nuk i ka paguar”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, i njëjti nga e dëmtuara Y.B, ka marrë një pllakë të arit kinse për t’ia rregulluar, dhe të njëjtën më nuk ia ka kthyer.

“Po ashtu i njëjti gjatë muajit shkurt 2024, nga e dëmtuara Y.B., ka marrë një pllakë të arit kinse për t’ia rregulluar, të cilën më nuk ia ka kthyer, e po ashtu përmes platformës së tij të rreme ka nxitur persona të tjerë të paguajnë shumën prej 12 euro, në llogarinë e tij ‘’Albshkolla’’ për shërbime online, e që ky shërbim nuk iu ishte ofruar asnjëherë. Për këto veprime, i pandehuri D.A., ka kryer veprën e sipërshënuar penale, për të cilën me kërkesë të prokurorisë gjendet nën masën e paraburgimit”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Spiuni serb i arrestuar në Mitrovicë, ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e policinë – u zbulua nga AKI

Spiuni serb i arrestuar në Mitrovicë, ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e policinë – u zbulua nga AKI

Siguri
Në

Në "Debat Plus", publikohet audio-incizimi mes Bedri Shabanit dhe Bogolub Janiceviqit, përgjegjës për masakrën e Reçakut

Siguri
Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog

Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog

Drejtësi
Ish-hetuesi i Policisë së Kosovës tregon kush është Aleksandar Vlajiq me nofkën “snajper”, i arrestuar për spiunazh

Ish-hetuesi i Policisë së Kosovës tregon kush është Aleksandar Vlajiq me nofkën “snajper”, i arrestuar për spiunazh

Siguri
Rama nderon me mirënjohje humanistin Kastrati, për ndërtimin e 23 banesave në Lezhë

Rama nderon me mirënjohje humanistin Kastrati, për ndërtimin e 23 banesave në Lezhë

Lajme
Delegacioni serb largohet nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë

Delegacioni serb largohet nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori