I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka reaguar ndaj raporteve të fundit se ai është shkarkuar nga detyra për shkak të lidhjeve të dyshimta me qeverinë serbe.
Gjatë një bisede me gazetarë, Escobar pretendimet ndaj tij i ka quajtur dezinformata.
“Para se të largohem, dua të adresoj një çështje që ka shkaktuar shumë pyetje. Dezinformimi i pabazuar që u përhap nga një gazetar i supozuar gjatë fundjavës, i cili pretendoi se kam lidhje të dyshimta me qeverinë serbe, është thjesht një gënjeshtër e verifikueshme”, tha Escobar.
Escobar vazhdoi duke sqaruar se nuk është shkarkuar nga pozita e tij dhe se Departamenti i Shtetit ka konfirmuar qëndrimin e tij.
Ai gjithashtu hodhi poshtë akuzat që gruaja e tij përfiton financiarisht nga qeveritë e huaja, duke theksuar se ajo ka vepruar si një përkrahëse krenare për ndërveprimet mes njerëzve pa marrë ndonjë pagesë.
“Gruaja ime nuk merr para nga asnjë qeveri e huaj. Gruaja ime në çdo ambasadë në të cilën kemi shërbyer – në Bolivi, Portugali, Itali, madje edhe Serbi – ka qenë një përkrahëse krenare e kontakteve mes njerëzve, por ajo e bën këtë pa asnjë lloj pagese dhe pa asnjë lloj kontrate. Ajo do të vazhdojë ta bëjë këtë”, vazhdoi ai.
Escobar mohoi gjithashtu pretendimin se informacioni kishte dalë nga burimet e Kongresit, duke theksuar se raportet për një ndryshim të personelit nuk i ishin bërë të ditura organeve ligjvënëse.
Ky sqarim vjen pasi Escobar njoftoi qeveritë e rajonit përmes kanaleve diplomatike për një tranzicion në postin e tij.
Ai e lidhi daljen e raporteve me njoftimin e bërë Qeverisë së Kosovës dhe e quajti këtë lloj dezinformimi si një problem për keqardhje që propagandohet në Ballkanin Perëndimor.
“Pretendimi se informacioni erdhi nga burime të kongresit është i rremë sepse Kongresi nuk është njoftuar për ndonjë ndryshim personeli. Në fakt, raporti doli pasi unë përmes kanaleve diplomatike u drejtova të gjitha qeverive të rajonit për të filluar të flitej për tranzicionin. Dhe ky raport doli menjëherë pasi ia komunikova Qeverisë së Kosovës”.
“Pra, është ky lloj dezinformimi që është për të ardhur keq që po propagandohet në Ballkanin Perëndimor, dhe gjithashtu – mund të shtoj – një nga arsyet pse konteksti mediatik në Kosovë është kritikuar kaq shumë nga gazetarë të pavarur dhe organizata të pavarura”, u shpreh Escobar.
Tutje ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që më ka dhënë Departamenti i Shtetit si dhe gazetarët që kanë hedhur poshtë këto gënjeshtra që synojnë të hedhin dyshim mbi angazhimin e tij ndaj Ballkanit.
Escobar përfundoi duke theksuar angazhimin e tij të vazhdueshëm dhe të palëkundur për punën në Ballkan dhe për ndërtimin e marrëdhënieve të forta rajonale./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje