Pija më e mirë anti-inflamatore për imunitetin dhe që ndihmon në humbjen e peshës
Një sistem i fortë imunitar dhe mbajtja e një peshe të shëndetshme, janë aspekte thelbësore të mirëqenies së përgjithshme.
Lidhja e ndërlikuar midis imunitetit dhe humbjes së peshës shpesh përfshin faktorë të tillë, si inflamacioni dhe stresi oksidativ. Pijet anti-inflamatore, të pasura me antioksidantë, janë shfaqur si aleatë të fuqishëm në mbështetjen e imunitetit dhe kontrollit të peshës.
Lëngu i karotës dhe xhenxhefilit shquhet si një eliksir i fuqishëm që mund të kontribuojë ndjeshëm në forcimin e imunitetit dhe humbjen e peshës. E mbushur me antioksidantë, kjo përzierje ofron një nxitje ushqyese që mbështet mbrojtjen e organizmit kundër sëmundjeve dhe inflamacioneve.
Përveç versionit bazë të recetës, i cili përfshin karota të shtrydhura dhe xhenxhefil në një shtrydhëse frutash e perimesh, ka edhe versione me shtimin e agrumeve (limon dhe portokall) dhe mollë, të cilat gjithashtu kontribuojnë në forcimin e imunitetit.
Karota jo vetëm që përmirëson shikimin dhe është antikancerogjene, por e bën lëkurën të re dhe të shëndetshme. Është gjithashtu e mirë për zemrën, dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve, pastron trupin dhe mbron nga sulmet në zemër.
Xhenxhefili përmban komponime bioaktive si xhingeroli, të cilat janë treguar se reduktojnë inflamacionin dhe përmirësojnë reagimin imunitar. Karotat dhe xhenxhefili janë gjithashtu plot me vitamina dhe minerale, sidomos vitaminat C dhe A. Vitamina C është veçanërisht e njohur për rritjen e imunitetit, ka aftësia për ta mbështetur mbrojtjen e organizmit kundër infeksioneve – është shprehur doktori Michael Green për She Finds. Xhenxhefili lehtëson problemet e lukthit dhe fryrjet, stimulon sekretimin e mukusit, lehtëson kollitjen dhe lehtëson dhimbjen e fytit. Ka veti antibakteriale, antifungale dhe antitoksike, prandaj përdoret si parandalues i gripit dhe ftohjes.
Gjithashtu ka një efekt antihistaminik dhe për këtë arsye përdoret te alergjitë, ka veti anti-inflamatore që e bëjnë të përdoret në trajtimin e artritit reumatoid, osteoartritit dhe sëmundjeve tjera muskuloskeletore dhe të indit lidhor. Përbërësit kimikë që përmban xhenxhefili janë të dobishëm në parandalimin e procesit të biosintezës së prostaglandinës, e cila është përgjegjëse për fillimin e inflamacionit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje