Gjiganti teknologjik “Google” është paditur kohë më parë për diskriminim pasi nuk ka përfshirë gjuhën shqipe në listën e gjuhëve të mbështetura nga kjo korporatë.
Lobisti Haki Dervishi, shtetas amerikan dhe doktor, Neshad Asllani, njëherit edhe Rotarian e çuan këtë çështje në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë, duke theksuar se ky përjashtim ka ndikuar në aspekte të ndryshme të zhvillimit në vendet ku flitet shqip.
Neshad Asllani gjatë intervistës për Telegrafin ka deklaruar se kjo padi është bërë për shkak të diskriminimit të gjuhës shqipe.
“Ne jemi befasu shumë kur e kemi pa një njollë të zezë në Evropë, ku Evropa është tërë e kaltër për shkak të mbështetjes nga Google, ndërsa njolla e zezë në vendin ku flitet gjuha shqipe. Pra, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe në diasporë. E kjo pikë, kjo njollë e zezë na ka shqetësu si Hakiun edhe mu, që të ndërmarrim diçka”, tha ai.
Asllani thotë se: “Pas pranimit të padisë, Google ka dërguar jo menjëherë, por pas nja 10 dite, një letër tek ne, e-mail, kërkesë për me e shty këtë seancë që ata mund të përgjigjen në këtë padi, dhe kanë kërku 15 ditë. Kjo është dërgu tek Hakiu, te unë dhe te këshilltarët tonë. Ne jemi këshillu me ata dhe kanë thënë që mund të nënshkruani, mund ta jepni pëlqimin, se është e zakonshme në sistemin amerikan që të jepet pëlqimi. Është një veprim i mirë që Google ka kërku që para 18 dhjetorit të ulemi e të bisedojmë”, thotë Asllani.
Po ashtu, Asllani ka njoftuar se lidhu me padinë i ka informuar ambasadat e Shqipërisë dhe Kosovës në ShBA.
Asllani tha se kanë pritur që ambasadat do t’i njoftojnë qeveritë e tyre për këtë padi, pasi siç u shpreh ai është në interes shtetëror “edhe të hyrat, edhe të ardhurat do të shtohen edhe për shtet”.
“Pas ushtrimit të padisë, ne e kemi informuar edhe ambasadën e Shqipërisë në SHBA dhe ambasadën e Kosovës në SHBA. Ky njoftim nuk është ba vetëm me e-mail, po edhe me letër që është dërgu me postë si hard copy. Ne kemi prit që edhe ambasada, normal që e njofton edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme në shtetet respektive Shqipëri edhe Kosovë, apo Qeveria do të interesohet pak për këtë çështje, se është me rëndësi jo vetëm për ne, jo vetëm për biznese, po edhe të hyrat, edhe të ardhurat do të shtohen edhe për shtet, për shkak të taksave që do të jenë…”, ka thënë ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Deri të mërkurën reshje shiu, nga e enjtja nis përmirësimi i motit në Maqedoninë e Veriut
Dosja e SPAK: Ndoka i thotë Ervis Martinajt se ka gjetur një grup vrasësish me pagesë nga Kosova
Dërgohen në mbajtje dy të dyshuar për hedhje të granatës në Prishtinë muajin e kaluar
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit