Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se gati janë në përfundim dekorimet në kryeqytet për festat e fundvitit.
Rama ka thënë se në përfundim janë edhe shtëpizat në sheshin “Xhorxh Bush”, të cilat “do t’i japin Prishtinës tonë ngjyra e gjallëri gjatë festave”.
“Të gjithë bashkë do të kalojmë momente të mrekullueshme nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe këngëve ikonike të këngëtarëve tanë të cilët do të performojnë çdo natë në koncert”, ka shkruar ai në Facebook, ku ka publikuar edhe pamje nga dekorimi i kryeqytetit.
Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratë me vlerë 35 mijë e 400 euro për dekorimin e kryeqytetit për festat e fundvitit.
Sipas njoftimit të publikuar në e-Prokurimi, dekorimi i këtij vitit i është dhënë kompanisë “Finesë Design SH.P.K”,
Kontrata është nënshkruar më 6 nëntor, derisa për këtë tender ishin paraparë 50 mijë euro.
“Dekorimi i shtëpizave të Tregut Dimëror të Komunës së Prishtinës në bulevardin “Xhorxh Bush” me ndriçim led dhe simbolin e Tregut Dimëror. Logo e Vere N ‘Dimër në shtëpiza, nga materiali forex me dimenzione 30cm x 60cm, e mveshur me ndriçim dekorativ. Vërejtje: Në çmim duhet të llogaritet dekorimi me ndriçim led dhe poashtu simboli – Logo e Tregut dimëror në bazë të dizajnit të propozuar nga OE fitues”, thuhet në dosje.
Për këtë tender kishin aplikuar 3 kompani, por kompania me çmimin më të ulët ka fituar tenderin.
Kompania fituese kishte aplikuar me 35 mijë e 400 euro. Ndërsa kompania “AGRI Bau” kishte ofertuarme 46 mijë e 800 euro dhe kompania “Adhurim Haraqia” me 46 mijë e 965 euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251