LAJMI I FUNDIT:

Zjarri në IML, Haxhiu me dyshime: Nuk mund të besoj që djegia ndodh dy herë radhazi e nuk bëhet nga dora e njeriut

Zjarri në IML, Haxhiu me dyshime: Nuk mund të besoj që djegia ndodh dy herë radhazi e nuk bëhet nga dora e njeriut

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë intervistës në emisionin “Radar” me Edita Dolin në Radio Dukagjini ka folur për rastin e zjarrit në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Haxhiu tha se të enjten në Kuvendin e Kosovës ka kërkuar themelimin e një Komisioni Hetimor për këtë rast.

Ajo shprehu dyshimet e saj rreth origjinës së zjarrit në IML, përcjell Telegrafi.


“Dje kam kërkuar në Kuvendin e Kosovës që të bëhet një komision hetimor. Edhe përkundër faktit qe pati djegie në dy zyrat e IML-së, ekspertët na thanë që është për shkak të një defekti që është në sistemin elektrik. Por, më duket pak e besueshme. Nuk mund të besoj që dy herë radhazi ndodh djegia dhe kjo bëhet jo nga dora e njeriut”, tha ajo.

Tutje Haxhiu theksoi se ka pasur raste në IML kur vrasjet janë raportuar si vetëvrasje dhe anasjelltas.

Dhuna në familje, Haxhiu: Dhunuesi dënohet, ndërsa viktima merr mbështetje shtetërore
Lexo po ashtu Dhuna në familje, Haxhiu: Dhunuesi dënohet, ndërsa viktima merr mbështetje shtetërore

“Kam gjet shumë probleme në IML, por ndër vite janë përcjell shumë probleme në këtë institut. Qysh vrasjet janë bërë vetëvrasje, qysh vetëvrasjet janë bërë vrasje, zhdukje të provave, prishje të provave e gjithçka tjetër”, theksoi Haxhiu.

Ministrja ka shprehur mbështetjen e saj për punën e drejtorit të përkohshëm të institutit, duke vënë në dukje se kriminaliteti i brendshëm është një sfidë serioze.

Në veçanti, ajo ka përmendur rastin e zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, duke sqaruar se edhe pse vetëm tre persona kanë qasje në provat, ende nuk ka të dyshuar konkret.

“Nuk kam parë kurrë në jetën time një institucion që ka kaq shumë probleme. E mbështes punën e u.d drejtorit i cili po përpiqet maksimalisht, duket që krimi është aq i madh…ju e dini që mostrat e Astritit janë zhdukur dhe ende s’ka përgjegjës, dhe vetëm tre persona e kanë çelësin, sot s’kemi asnjë person të dyshuar. Nuk mund të paragjykojë sepse do të flasin hetimet për këtë, por do të kemi hetime serioze”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka potencuar se Prokuroria Speciale e ka ftuar atë për të dhënë dëshmi lidhur me rastin, ku i është bërë pyetja se kush është përgjegjës për veprën penale, një përgjegjësi që sipas saj i takon prokurorit që udhëheq rastin.

“Ju e dini që Prokuroria Speciale para katër ditësh më kanë ftuar mua për të dëshmuar dhe ju ka thënë policëve hetues që të më pyesin ‘kush janë përgjegjësit për këtë vepër penale?’. Këtë përgjegjësi e ka prokurori i kësaj vepre penale që ta thotë. Ai vendosi që të më pyes mua, e unë po ta dija se kisha prit ftesën për të dëshmuar, por e kisha publike vet. Ende s’ka përgjegjësi për këtë. Kemi shkarkuar zyrtarë për këtë rast. Duhet të plotësohet kërkesa e familjes Dehari, duke u ndërruar prokurori i rastit”, ka thënë Haxhiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Kalo në kategori