LAJMI I FUNDIT:

Ish-ministri serb për Asociacionin: Shqiptarët fitojnë, serbët humbin gjithçka

Ish-ministri serb për Asociacionin: Shqiptarët fitojnë, serbët humbin gjithçka

Ish-ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq ka folur lidhur me mundësinë e krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Bogdanoviq ka thënë se serbët në parim pajtohen me marrëveshje që shkojnë në interes të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

Marrëveshja e Ohrit sipas tij, është diçka që është negociuar shumë keq nga ana e Serbisë, sepse “me këtë marrëveshje fitojnë shqiptarët e serbët humbin gjithçka”, tha Bogdanoviq, në emisionin #KallxoPërnime.


“Unë mendoj që nuk është e mirë, dhe njëjtë mendoj që edhe asociacioni i komunave serbe nuk është i mirë. Asociacioni nuk është asgjë! Çfarë kompetencash? Çfarë autorizimesh na jep ai? Mua shumë po më brengos qëndrimi i Kurtit por ai politikën e tij e ka ndërtuar kundër marrëveshjes së Brukselit. (Asociacioni) Nuk ka kompetenca, autorizime apo kompetenca ekzekutive dhe po flas për asociacionin që është negociuar në Bruksel, në veçanti ajo pjesë që Gjykata Kushtetuese në vitin 2015 e ka hedhur poshtë”, shton ai.

Bogdanoviq tha se është më mirë të diskutojnë edhe 20 vite, sesa të përsëriten ngjarjet si ajo e Banjskës.

“Më mirë të diskutojmë edhe 100 vite sesa të kemi njerëz dhe policë të humbur. Më shumë e thash figurativisht, sepse për askënd nuk është mirë por se dialogu, bisedat, kompromiset janë të domosdoshme ashtu që të vijmë te ndonjë zgjidhje që iu përshtatet interesave të të gjitha komuniteteve, sepse përndryshe kjo është e paqëndrueshme”, tha Bogdanoviq.

Megjithëkëtë ish ministri serb thotë se marrëveshja e Ohrit nuk është diçka e papranueshme për serbët por sipas tij ka pasur elemente që kanë mundur shumë më mirë të negocioheshin. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori