LAJMI I FUNDIT:

“Është shumë e thjeshtë”, Erik Ten Hag shpjegon arsyet që çuan deri tek humbja ndaj Crystal Palace

“Është shumë e thjeshtë”, Erik Ten Hag shpjegon arsyet që çuan deri tek humbja ndaj Crystal Palace

Manchester United ka humbur me rezultat 1-0 në shtëpi ndaj Crystal Palace, xhiro kjo e cila ishte e vlefshme për javën e gjashtë në Ligën Premier.

Pas ndeshjes trajneri i “Djajve të Kuq” dha arsyet që sipas tij çuan deri tek humbja e tri pikëve.


“Të shënosh golin i pari është shumë e rëndësishme. Por edhe nëse e pëson i pari, ju përsëri duhet të fitoni”, ka thënë fillimisht Ten Hag.

Tutje, holandezi tha se ata duhet të gjejnë një rrugë për të ardhur deri tek fitorja dhe kritikoi vendimet e marra nga lojtarët gjatë ndeshjes.

“Është shumë e thjeshtë. Ne kemi pësuar nga tri raste gjatë tërë ndeshjes, që të tria nga ndërperjet. Kemi marrë shumë vendime të gabuara sot, ne nuk luajtëm ndeshjen tonë më të mirë”, përfundoi ai.

‘Djajtë e Kuq’ assesi të krijojnë ecuri pozitive, Crystal Palace ua shkakton humbjen e katërt
Lexo po ashtu ‘Djajtë e Kuq’ assesi të krijojnë ecuri pozitive, Crystal Palace ua shkakton humbjen e katërt

Kjo njëheresh ishte përballja e dytë mes këtyre dy skuadrave në harkun e katër ditëve. Ato u përballen me njëra-tjetrën në kuadër të “Carabao Cup” ku në atë ndeshje fitoi Manchester United me rezultat minimal 1-0.

Kjo humbje lë shumë mbrapa në garë Unitedin të cilët tashmë e gjejnë veten nëntë pikë larg liderit Manchester Cityt.

Standings provided by Sofascore

Ndeshja e radhës për Manchester United do të jetë ajo ndaj Galatasaray në udhëtim në kuadër të Ligës së Kampionëve, sfidë kjo që zhvillohet ditën e martë me fillim nga ora 21:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve
Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori