LAJMI I FUNDIT:

“Nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e shtetit”, Murati: Për 30 muaj, mbi 32 mijë të rinj që kanë filluar punë në Kosovë

“Nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e shtetit”, Murati: Për 30 muaj, mbi 32 mijë të rinj që kanë filluar punë në Kosovë
Foto: Arkiv

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se gjatë mandatit të tij si ministër ka dyfishuar numrin e të rinjve të punësuar.

Murati përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se për 30 muaj, janë mbi 32 mijë të reja e të rinj që kanë filluar punën.


Ai po ashtu theksoi se asnjëherë më parë nuk ka pasur kaq shumë masa e mbështetje për punësimin e të rinjve sikurse me Qeverinë aktuale.

“Gjithsej të rinj të punësuar të moshës 15-24 në fillim të vitit 2021 ishin 28,293 persona. Kurse në fund të korrikut 2023, numri i tyre është mëse dyfishuar në 60,884 persona. Pra për 30 muaj, janë mbi 32 mijë të reja e të rinj që kanë filluar punën.

Diçka e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e shtetit tonë.

Sepse asnjëherë më parë nuk ka pasur kaq shumë masa e mbështetje për punësimin e të rinjve sikurse me Qeverinë tonë”, ka shkruar Murati në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Edil Project
“Dal në treg e kthehem me duar në xhepa”: A i kontrollon kush çmimet?

“Dal në treg e kthehem me duar në xhepa”: A i kontrollon kush çmimet?

Ekonomi
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Auto Mita
Për herë të parë në Kosovë vjen

Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"

Peja Outdoor
Pagat minimale në Evropë - si ndryshojnë në të gjithë kontinentin?

Pagat minimale në Evropë - si ndryshojnë në të gjithë kontinentin?

Botë
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs
Kalo në kategori