LAJMI I FUNDIT:

Revoltohet Lapaj: Nuk po vdes për kolltuk, dua të ndryshoj Shqipërinë

Revoltohet Lapaj: Nuk po vdes për kolltuk, dua të ndryshoj Shqipërinë

Avokati Adriatik Lapaj, themelues i lëvizjes “Shqipëria Bëhet” u revoltua kur kërkoi të mos e krahasojnë me kryeministrin Rama.

Në intervistën për Euronews Albania ai deklaroi se nuk po vdes për kolltuk dhe qëllimi i tij i vetëm është të ndryshojë këtë vend, që prej kohësh vuan nga mungesa e ndërrimit të pushtetit.


“Të lejosh një pushtet të tallet kaq keqazi me shqiptarët për 11 vite rresht është një sjellje që i shërben pushtetit. Pse mos ta themi ne këtë, po u dashka të themi që pasi kemi pritur 11 vjet, kur erdhi ky në pushtet, që është sot, unë isha 24 vjeç, sot kam shkuar 35 dhe u dashka unë të bëhem gjysh që të ndërrohen këta? Ka ndonjë sens logjik kjo? Nuk duhet të bëhem gjysh unë që të binden shqiptarët dhe të bindem unë që opozita nuk është pronë e askujt dhe pushteti duhet ndërruar me votë” – u shpreh Lapaj.

Ndërsa aktivistja Edlira Çepani, tha se lëvizja “Shqipëria bëhet” nuk do të dështojë si shumë të tjera në Shqipëri.

Çepani u shpreh se qëllimi i kësaj lëvizjeje nuk është pjesëmarrja në zgjedhje, por arritja e disa ndryshimeve të rëndësishme sociale.

“Në disa lëvizje që kanë pasur qëllime të caktuara i kanë arritur. Kemi rastin e Nismës Thurje, një lëvizje e re që ka kontribuar në ndryshimin e sistemit zgjedhor tek hapja përgjysmë e listave. Nuk mund të themi se kanë dështuar plotësisht. Varet nga qëllimi; nëse ke synim të fitosh zgjedhjet dhe humb ky quhet dështim, nëse ke synim të bësh disa ndryshime sociale është tjetër gjë. Ndaj kjo lëvizje fillon me 4 shtylla jo për të garuar menjëherë në zgjedhje. Ndryshimi mes një partie dhe lëvizjeje është se në parti janë një grup njerëzish që garojnë për një alternativë qeverisëse, një lëvizje janë një grupim njerëzish me një kauzë të caktuar që për ne janë këto 4 pika”, deklaroi Çepani.

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri

Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri

Lajme
Haxhiu i shkruan letër ministres serbe të Drejtësisë, kërkon të transferohen në Kosovë katër kosovarët që po mbahen në burgjet e Serbisë

Haxhiu i shkruan letër ministres serbe të Drejtësisë, kërkon të transferohen në Kosovë katër kosovarët që po mbahen në burgjet e Serbisë

Lajme
Ndihmoi vajzën e saj 19-vjeçare të kryente abort të kundërligjshëm, prokuroria deklarohet për rastin në Podujevë

Ndihmoi vajzën e saj 19-vjeçare të kryente abort të kundërligjshëm, prokuroria deklarohet për rastin në Podujevë

Lajme
“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

Lajme
Mickoski, Ahmetit: Do të reagojmë nëse dëmtohet karakterin unitar i shtetit

Mickoski, Ahmetit: Do të reagojmë nëse dëmtohet karakterin unitar i shtetit

Politikë

"Nëse Serbia ka një pozicion të tillë atëherë çfarë po negocion BE-ja": Lajçak pyetet për letrën e Bërnabiq dërguar EEAS-it

Politikë
Kalo në kategori