Mes polemikave në rritje rreth “alienëve”, mjekët në Mexico City kryen disa teste laboratorike në mostrat e paraqitura.
Javën e kaluar, Maussan prezantoi dy ekzemplarë të mumifikuar në Kongresin Meksikan që ai pretendon se janë trupa të qenieve jashtëtokësore.
Dy mumiet e vogla, me koka të zgjatura dhe vetëm tre gishta në secilën dorë, mahnitën jo vetëm parlamentarët, por edhe dhjetëra njerëz që shikonin shfaqjen e dramës në televizion dhe në internet.
Por, gjatë hetimeve u konstatua se mumiet janë bërë “së fundmi”, raporton euronews.
“Ato u krijuan nga kockat e kafshëve dhe njerëzve të mbajtura së bashku me ngjitës sintetik. Kockat, nga ana tjetër, u mbuluan me një përzierje fibrash bimore dhe sintetike për të simuluar llojin e lëkurës”, shton raporti.
Teksa janë publikuar detaje të reja gjatë javës së kaluar, intensiteti i debatit vetëm sa është rritur, por pyetja kryesore është se çfarë dihet deri tani për UFO-t e supozuara?
Mexican officials show non-human corpses which they claim are aliens during their first UFO hearing today. pic.twitter.com/2YAFi7vHRn
— Daily Loud (@DailyLoud) September 13, 2023
Gjatë seancës plenare të Kongresit, Maussan deklaroi nën betim se këto ishin qenie jo-njerëzore, transmeton Telegrafi.
Sipas tij, ata u varrosën në një nga zonat e thella të Perusë dhe mosha e tyre, sipas datimit të karbonit, që supozohet se është kryer nga studiuesit e Universitetit Kombëtar Autonom të Meksikës (UNAM), është rreth 1000 vjeç.
Megjithatë, këto pretendime janë kundërshtuar nga universiteti. Instituti i Fizikës UNAM mohon që hulumtimi mund të përdoret për të vërtetuar se dy trupat i përkasin alienëve.
Duke përdorur analizën e karbonit-14, u arrit të vërtetohej se trupat ishin varrosur para 1000 vjetëve në tokën diatomace, një algë që parandalon zhvillimin e baktereve dhe kërpudhave, duke bërë të mundur ruajtjen afatgjatë të mostrave.
Për të mbështetur teorinë e tij, Maussan ftoi oficerët ushtarakë, kontrollorët e trafikut ajror dhe astronomët të flisnin në një takim të Kongresit.
Ndërsa teoria për trupat e supozuar të alienëve vazhdon të zhvillohet, ka gjithnjë e më shumë mbështetës dhe kundërshtarë të Maussan. Ndërkohë, e gjithë bota pret të shohë nëse këta trupa do të vërtetojnë ekzistencën e jetës përtej Tokës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë
Ukraina sulmon me dronë luftarak Krimenë
Pamje ekskluzive që tregojnë sulmin e fundit të ushtrisë ukrainase në Krime
Spanja ndalon ankorimin e anijes që thuhet se po transportonte rreth 27 ton eksplozivë drejt Gazës
NATO: Rusët nuk kanë numra dhe aftësi për përparim strategjik në Ukrainë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë