LAJMI I FUNDIT:

Suhareka debuton me fitoren ndaj Drenicës në Ligën e Parë – klubi i ri ka krijuar një skuadër me plotë emra të njohur

Suhareka debuton me fitoren ndaj Drenicës në Ligën e Parë – klubi i ri ka krijuar një skuadër me plotë emra të njohur

Suhareka e ka nisur me fitore sezonin e ri në Ligën e Parë të Grupit A, duke fituar ndaj Drenicës me rezultat minimal 1-0.

Realisht ky edicion është i parin në histori të këtij klubi, që u themelua para disa muajsh.


Pasi pjesa e parë përfundoi baras 0-0, në pjesën e dytë vendasit e gjetën golin e fitores.

Ishte sulmuesi gjakovar Mevlan Zeka që realizoi me kokë për 1-0, pas asistimit nga Liridon Fetahaj.

Fitoret nuk do të jetë çudi për këtë klub, pasi drejtuesit kanë mbledhur në skuadër disa nga emrat më të njohur të futbollit tonë, ndërsa trajner është i riu Granit Begolli, që ka fituar respekt me punën te Feronikeli, Liria dhe Vëllaznimi.

Sot në ndeshje ndaj Drenicës në portë ishte Arion Ymeri, në mbrojtje luajtën Donat Hasani, Dardan Berisha, Antonio Marku dhe Yll Hoxha.

Në mesfushë u rreshtuan Burim Qorri, Fitim Susuri dhe Qemajl Elshani, ndërsa  sulmi i është besuar Liridon Fetahajt, Leart Eminit dhe Mevlan Zekës.

Emra që në vitet e fundit kanë luajtur me klube të spikatura të Superligës së Kosovës.

Mos të harrojmë së pjesë të skuadrës janë edhe Viktor Kuka, Roni Gashi, Donart Sheqerolli, Astrit Berisha dhe Durim Gashi.

Suhareka do të jetë rival i fortë për klube si Trepça ’89, Drenica, Vëllaznimi, Trepça dhe Dinamo e Ferizajt për një vend në Superligën e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Çfarë gabimi trashanik - Emiliano Martinez bën 'gafën e sezonit' ndaj Liverpoolit

Çfarë gabimi trashanik - Emiliano Martinez bën 'gafën e sezonit' ndaj Liverpoolit

Premier League
Skandal në Francë: Mbappe dhe Al-Khelaifi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin

Skandal në Francë: Mbappe dhe Al-Khelaifi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin

Ligue 1
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Barcelona mund ta arrijë ‘transferimin e pamundur’ – por duhet të bëjnë një sakrificë

Barcelona mund ta arrijë ‘transferimin e pamundur’ – por duhet të bëjnë një sakrificë

La Liga
Caktohet gjyqtari i cili do të ndajë drejtësinë në finalen e Ligës së Kampionëve

Caktohet gjyqtari i cili do të ndajë drejtësinë në finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori