Interi pritet ta largojë mbrojtësin gjerman Robin Gosens, i cili pritet të transferohet te Union Berlindi, ndërsa në vend të tij të vjen Carlos Augusto nga Monza.
Nerazzurrët vazhdojnë me ndryshime në skuadër në prag të nisjes së sezonit të ri 2023/24 në Serie A.
Krahu i majtë i mbrojtjes është ai ku ekipi i Simone Inzaghit synon ndryshime dhe ato mund të ndodhin gjatë ditës së sotme (e shtunë).
Sipas ekspertit të transferimeve, Gianluca Di Marzio, Inter dhe Union Berlin kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Gosens në Bundesliga.
#SerieA #Calciomercato | @Inter, fatta per #Gosens all’ @fcunion a 15 milioni, bonus compresi. Ora i nerazzurri puntano su #CarlosAugusto del @ACMonza a una cifra simile
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) August 12, 2023
Marrëveshja mes klubeve për anësorin gjerman thuhet se është arritur në shifrën prej 15 milionë eurosh.
Sipas Di Marzio dhe Sky Sport Italia, Interi planifikon të riinvestojë menjëherë paratë e fituara nga shitja e Gosens për të sjellë Carlos Augusto nga Monzas.
Di Mario konfirmon se klubet kanë arritur marrëveshje dhe braziliani do t’i bashkohet Nerazzurrëve në një marrëveshje huazimi me detyrim blerje për 13 milionë euro. /Telegrafi/
#SerieA #Calciomercato | @Inter, fatta per #CarlosAugusto del @ACMonza. Arriva in prestito con obbligo di riscatto per una cifra attorno ai 13 milioni più bonus.
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) August 12, 2023
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Macron i dëshpëruar për Mbappen: Sot do t’i lutet Perezit që t’ia plotësojnë dëshirën e madhe
Konfirmohet lufta e radhës e Tyson Fury pas humbjes nga Oleksandr Usyk
Anglia publikon listën preliminare për Euro 2024 – Southgate fton 33 futbollistë, lë jashtë shumë ‘senatorë’
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251