LAJMI I FUNDIT:

Nënë për herë të parë – Lindsay Lohan pozon me barkun e rrumbullakosur për revistën “Allure”

Nënë për herë të parë – Lindsay Lohan pozon me barkun e rrumbullakosur për revistën “Allure”

Lindsay Lohan ka zbuluar entuziazmin e saj për t’u bërë nënë, duke ekspozuar barkun e rrumbullakosur në një fotosesion të ri mahnitëse.

Aktorja e “Mean Girls” ka pozuar në kopertinën e revistës “Allure”, me një foto që tregon yllin duke mbështetur njërën dorë në barkun e saj të zhveshur, ndërsa ajo shihet e veshur me të zeza.


Duke pranuar se kohët e fundit ishte ‘mbytur’ nga emocionet, Lindsay tha: “Mezi pres të shoh se çfarë ndjesie është dhe si është të jesh thjesht nënë”.

Nëna e ardhshme zbuloi gjithashtu se po kërkonte këshilla prindërore nga bashkëylli i saj i “Freaky Friday” Jamie Lee Cutis, 64 vjeç.

“Kam folur me Jamie Lee Curtis së fundmi. Dhe ajo tha: “Thjesht sille fëmijën me vete dhe gjithçka do të jetë mirë”.

Megjithatë, ajo pranoi se duke i thënë bashkëshortit të saj, financierit Bader Shammas, se ajo ishte shtatzënë, ishte pak dërrmuese, duke kujtuar: “Ishte kaq jo emocionuese. Hyra në dhomë, hodha testin dhe thash qëlloja se çfarë?” Dhe ai tha: “Ne po presim?”.

Të gjitha lajmet nga Lindsay Lohan
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Lindsay Lohan

Lindsay, e cila ka jetuar në Dubai për tetë vitet e fundit, njoftoi në mars se ishte në pritje të fëmijës së saj të parë.

Duke folur për jetën e saj të përditshme që nga shpërngulja nga Los Angeles, ajo rrëfen: “Ndonjëherë, unë e quaj atë “Truman Show”, sepse është e njëjta gjë çdo ditë.

“Por e dua. Unë e dua shumë strukturën, sepse nuk e mendoja se e kisha atë kur isha e re”, tha ajo mes tjerash.

Ajo dhe Shammas u fejuan në nëntor 2021 dhe u konfirmua vitin e kaluar në korrik se çifti ishte martuar.

Në mars Lindsay njoftoi e lumtur shtatzëninë e saj. Ajo ndau një foto të një topi të bardhë që përmbante shkronja të zeza ku shkruhej: “Së shpejti…”. Në mbishkrim, aktorja shkroi: “Jemi të bekuar dhe të emocionuar!”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Xhuli Nura merr vëmendje me veshje tradicionale shqiptare duke bërë fli

Xhuli Nura merr vëmendje me veshje tradicionale shqiptare duke bërë fli

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Kalo në kategori