LAJMI I FUNDIT:

Borxhi 1 miliard euro i Beogradit ndaj Pekinit, avokati serb Stojkoviq: Vuçiq dhe Brnabiq po i falin minierat, Partia Komuniste e Kinës do të ketë ndikim në Evropë

Borxhi 1 miliard euro i Beogradit ndaj Pekinit, avokati serb Stojkoviq: Vuçiq dhe Brnabiq po i falin minierat, Partia Komuniste e Kinës do të ketë ndikim në Evropë

Avokati nga Beogradi, Çedomir Stojkoviq ka reguar lidhur me borxhin 1 miliard euro që Serbia ia ka Kinës.

Stojkoviq me anë të një shkrimi në Twitter ka thënë se presidenti Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja Ana Brnabiq po ia falin minierat serbe Kinës.


Ai shton se me këtë veprim të Sebisë do të shtrihet ndikimi i Partisë Komuniste të Kinës në Evropë.

“Turpi i njerëzimit Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja Ana Brnabiq menjëherë duhet të shpjegojnë nëse është i vërtetë pretendimi për të cilin flitet gjithnjë e më shumë: se Vuçiq, në vend që t’i kthejë borxhin Republikës Popullore të Kinës prej mbi një miliard eurosh, po planifikon t’u japë atyre pronësinë e minierave dhe kështu të vendosë ndikimin e Partisë Komuniste të Kinës në Evropë përgjithmonë”, shkruan Stojkoviq.

“Dhe në këtë mënyrë të sigurojë financim për partinë e tij edhe kur ai është në opozitë?”, përfundon ai.

Përveç marrëdhënies ekonomike, Serbia kishte blerë sistemin kundërajror kinez. Më 10 prill 2022, shteti serb me anë të një operacioni sekret kishte pranuar këtë sistem, derisa mediet ndërkombëtare paralajmëruan se gjithçka po ndodhte mes shqetësimeve të vendeve perëndimore se një gjë veprim gjatë agresionit ushtarak rus në Ukrainë mund të kërcënojë paqen e brishtë të Ballkanit.

Investimet kineze në Ballkan, Serbia 'okupohet' me 61 projekte në vlerë prej 19 miliardë eurosh
Lexo po ashtu Investimet kineze në Ballkan, Serbia 'okupohet' me 61 projekte në vlerë prej 19 miliardë eurosh

Dorëzimi i këtij armatimi, për të cilin Serbia e kishte blerë nga Kina në vitin 2019.

Po ashtu, përveç Kinës edhe Rusia është duke pasur prezencë të madhe të aktivitetit ekonomik në Serbi.

Pas fillimit të luftës në Ukrainë, numri i bizneseve në Serbi të themeluara nga qytetarët rusë është rritur ndjeshëm. Kjo ka ardhur pasi që Beogradi është i vetmi vend në Evropë që nuk i ka vendosur sanksione ekonomike regjimit të Kremlinit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori