LAJMI I FUNDIT:

Cristiano Ronaldo zbulon ndryshimin kryesor me të cilin duhej të mësohej në Arabinë Saudite

Cristiano Ronaldo zbulon ndryshimin kryesor me të cilin duhej të mësohej në Arabinë Saudite

Cristiano Ronaldo ka zbuluar se ndryshimi i madh me të cilin duhej të mësohej pasi u transferua në Arabinë Saudite dhe iu bashkua Al Nassr.

Portugezi përfundoi një kalim mahnitës prej 200 milionë eurosh në vit te Nassr në dhjetor, pasi kontrata e tij me Manchester United u ndërpre me pëlqimin reciprok.


Ai e kishte kaluar më parë të gjithë karrierën e tij në Evropë duke luajtur për Sportingun, Unitedin, Real Madridin dhe Juventusin, por bëri lëvizjen në Arabi në një përpjekje për të frymëzuar brezin e ardhshëm.

Mendes zbulon për herë të parë se përse i ka ndarë rrugët me Cristiano Ronaldon
Lexo po ashtu Mendes zbulon për herë të parë se përse i ka ndarë rrugët me Cristiano Ronaldon

Dhe një ndryshim i madh me të cilin Ronaldo duhej të mësohej ishte diferenca në kohët e stërvitjes, me seancat pasdite ose në mbrëmje në vend të mëngjesit.

“Një shembull është se në Evropë ne stërvitemi më shumë në mëngjes, por këtu stërvitemi pasdite ose në mbrëmje dhe në Ramazan stërvitemi në orën 10 të natës”, deklaroi ai për kanalin zyrtar në YouTube të Saudi Pro League.

“Pra, kjo është e çuditshme, por siç ju them këto situata janë pjesë e një eksperience, kujtimesh”.

'Super ushqimi' që po i mban në formë Ronaldon, Messin dhe Benzeman
Lexo po ashtu 'Super ushqimi' që po i mban në formë Ronaldon, Messin dhe Benzeman

“Më pëlqen t’i jetoj këto momente sepse mëson me këto gjëra. Është e vështirë, por nuk është asgjë që nuk e kam parë më parë. Përvoja ime e deritanishme është se tifozët sauditë e duan vërtet futbollin dhe pëlqejnë të jetojnë jetën dhe është mirë dhe jam shumë i lumtur tani”, ka shtruar më tej 38-vjeçari.

Edhe pse ai rregullisht bëhej lajm për mediat e atjeshme për gjuajtjet gjatë dhe pas ndeshjeve, Ronaldo shënoi 14 gola në 16 ndeshje për ekipin e tij, ndërsa ata përfunduan në vendin e dytë pas Al Ittihad të Nuno Espirito Santos.

Ka pasur thashetheme për të ardhmen e Ronaldos, por ai ka theksuar dëshirën e tij për të vazhduar në Ligën Pro Saudite, e cila ai beson se mund të bëhet një nga më të mirët në botë në vitet e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori