LAJMI I FUNDIT:

Ekipi i RTV 21 ndiqet nga një person i armatosur në Leposaviq

Ekipi i RTV 21 ndiqet nga një person i armatosur në Leposaviq

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, ka njoftuar të premten se ekipi i RTV 21 është ndjekur nga persona të maskuar në Leposaviq.

Gazetari Venhar Isufi së bashku me kameramanin, Olti Pacolli, fillimisht janë penguar gjatë kryerjes së detyrave profesionale.


Sipas Isufit, ata janë kërcënuar dhe u është kërkuar të largohen nga vendi i ngjarjes.

“Jemi penguar të filmojmë negociatat të cilat janë bërë nga ish-kryetari i komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq me zyrtaret e KFOR-it.” u shpreh ai.

“Ne tentuam të afrohemi për të xhiruar atë se çfarë po ndodhte dhe të njëjtit na kanë kërcënuar duke na thënë të largohemi nga aty dhe të mos i përdorim kamerat. Ndërsa, pas 15 minutave, kemi dal më poshtë për ta përcjell ngjarjen dhe pas nesh ka dal një person i maskuar me armë në bel, i cili qëndronte aty.”

Sipas ekipit të RTV 21, ky rast është raportuar edhe pranë Policisë së Kosovës.

“Për AGK-në, siguria e ekipeve të cilat po raportojnë nga veriu i vendit, vazhdon të jetë shqetësuese, ndërsa u bën thirrje PK-së, KFOR-it dhe EULEX-it, që të krijojnë kushte më të mira për ta”, thuhet në njoftimin për media.

Ky është rasti i 21-të i sulmeve, kërcënimeve e dëmtimeve të pronës private, të ekipeve të mediave, të cilat kanë raportuar mbi ngjarjet e fundit nga komunat në veri të Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori