LAJMI I FUNDIT:

Çfarë do të thotë nëse shfaqet një linjë e zezë në barkun e shtatzënës

Çfarë do të thotë nëse shfaqet një linjë e zezë në barkun e shtatzënës

Më të zakonshmet te këto gra i zbulojnë mjekët se kur zhduket

Çfarë do të thotë vija e zezë “linea nigra” në stomakun e shtatzënës – çfarë e shkakton dhe kur zhduket.

“Linea nigra” është një linjë e errët vertikale që shfaqet në lëkurën e stomakut të një gruaje shtatzënë, dhe më shpesh quhet “vija e shtatzënisë”.


Ajo shtrihet nga kërthiza deri në organet gjenitale, por mund të shtrihet edhe në gjoks, transmeton Telegrafi.

A shfaqet te të gjitha shtatzënat “Linea nigra”?

Rreth 80% e shtatzënave do të kenë këtë linjë, por mund të jetë pak a shumë e dukshme në varësi të ngjyrës së lëkurës.

Shtatzënat me lëkurë më të errët kryesisht kanë këtë linjë më të theksuar, në krahasim me ato me lëkurë më të hapur. Kjo është për shkak se njerëzit me lëkurë të errët kanë më shumë pigmentim se ato me lëkurë të hapur.

GettyImages

Kur shfaqet “linea nigra” gjatë shtatzënisë?

Ndodh kur hormonet tuaja rriten gjatë shtatzënisë. Në shumicën e shtatzënave, linja errësohet aq mjaftueshëm sa mund të duket në tremujorin e dytë (rreth 20 javë). Para se të errësohet, vija quhet “linea alba” ose “vijë e bardhë”.

Linea nigra, a e parashikon gjininë e bebes?
Lexo po ashtu Linea nigra, a e parashikon gjininë e bebes?

Çfarë e shkakton dhe kur ajo zhduket?

Kjo linjë formohet kur nën ndikimin e estrogjenit, melanina prodhohet më shumë në trupin e një gruaje shtatzënë, kështu që thithat dhe rajoni gjenital bëhen më të errëta. Kjo linjë zhduket me kalimin e kohës pas lindjes.

Ekziston edhe një legjendë që thotë se “linea nigra” shërben që i porsalinduri të gjejë rrugën drejt gjirit të nënës për të ushqyer me gji.

Kjo linjë nuk shoqërohet me asnjë gjendje mjekësore gjatë shtatzënisë. Është një pjesë krejtësisht normale e shtatzënisë dhe nuk mund ta shmangni pamjen e saj. Nëse nuk ju pëlqen si ju duket stomaku me këtë linjë, mos u shqetësoni, sepse do të zhduket pas lindjes.

Nëse nuk largohet pas disa muajsh pas lindjes, konsultohuni me mjekun dhe dermatologun për të ndërmarrë hapa sipas këshillave të ekspertëve. /Telegrafi/