LAJMI I FUNDIT:

Bayern Munich hyn në garë për Granit Xhakën, i ofron super kontratë

Bayern Munich hyn në garë për Granit Xhakën, i ofron super kontratë

Bayern Munich është gati të rivalizojë Bayer Leverkusenin për transferimin e mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka, i cili pritet të largohet nga Arsenali këtë verë.

Pas shumë sprovash dhe mundimesh gjatë shtatë viteve të fundit së bashku, Xhaka ka vendosur t’i jap fund karrierës në Emirates.


Pothuajse në moshën 31-vjeçare, Xhaka tani po bën një tjetër ndryshim – po kthehet në Bundesligë, aty ku luajti më parë me Borussia Monchengladbach.

Gjatë ditëve të fundit është përfolur për një marrëveshje të shqiptarit me Leverkusenin, por si duket tani garë është bërë edhe më interesante.

Granit Xhaka u jep lamtumirën tifozëve të Arsenalit
Lexo po ashtu Granit Xhaka u jep lamtumirën tifozëve të Arsenalit

Klubi më i madh gjerman, Bayerni ka shprehur interesim për Xhakën dhe departamenti i sapokrijuar i planifikimit të skuadrës duket shumë entuziast për transferimin e mesfushorit në Allianz Arena.

Sipas mediumit zviceran 4-4-2.ch, kampionët e Bundesligës janë gati t’i ofrojnë Xhakës një kontratë të vlefshme për tre vitet e ardhshme me opsion edhe për një vit tjetër shtesë.

Megjithatë, përparimet konkrete nga kryeqyteti i shtetit bavarez nuk ka ende dhe gjithçka është në hapat e parë të kësaj tratative.

Ky medium shton se përkundër ofertës së Bayernit, Leverkuseni shihet favorit pasi po menaxhon shumë mirë interesin e tij. Aty, Xhaka ka të ofruar një kontratë pesëvjeçare.

Gruaja e Granit Xhakës thuhet se po luan rolin vendimtar për transferimin e tij te Bayer Leverkusen
Lexo po ashtu Gruaja e Granit Xhakës thuhet se po luan rolin vendimtar për transferimin e tij te Bayer Leverkusen

Ajo që e bind atë dhe familjen e tij nuk është vetëm fakti se ata do të mund të jetojnë sërish në Rheinland në të ardhmen.

Leverkusen gjithashtu pritet t’i ofrojë Xhakës punësim përtej marrëveshjes kontraktuale të synuar. Ende nuk është vendosur saktësisht se si do të funksionojë kjo. Punësimi në zonën e të rinjve është i mundur dhe ky plan i bën përshtypje Xhakës.

Pika e ngecjes për momentin është tarifa e transferimit. Arsenali, ku Xhaka ka ende kontratë deri në vitin 2024, thuhet se kërkon 25 milionë euro dhe gjermanët nuk janë gati të shkojnë më larg se 15 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori