LAJMI I FUNDIT:

Chelsea e ka seriozisht interesimin për Lionel Messin

Chelsea e ka seriozisht interesimin për Lionel Messin

Pas Al-Hilal dhe Barcelonës, interesim për të sjellë yllin e PSG-së, Lionel Messi, ka shfaqur edhe Chelsea, shkruan Talksport.

Argjentinasi do të largohet nga PSG muajin e ardhshëm kur do t’i skadojë kontrata dhe thashethemet për rikthimin e tij në Barcelonë kanë kohë që vazhdojnë.


Dëshira për rikthimin e tij u shpreh hapur nga presidenti Joan Laporta dhe trajneri Xavi Hernandez, por pyetja është nëse katalanasit mund ta përballojnë rikthimin e tij.

Super kompjuteri parashikon top 10 më të mirët e sezonit të ardhshëm në Ligën Premier -zhgënjim për Chelsean dhe Arsenalin
Lexo po ashtu Super kompjuteri parashikon top 10 më të mirët e sezonit të ardhshëm në Ligën Premier -zhgënjim për Chelsean dhe Arsenalin

Ndryshe nga Barcelona, ​​Al-Hilal dhe Chelsea nën pronarin e amerikanit, Todd Boehly, nuk kanë probleme financiare dhe mund të përballojnë t’i ofrojnë Messit një pagë astronomike.

Boehly thuhet se është i interesuar për të sjellë argjentinasin dhe beson se ardhja e tij do të niste një rikthim në krye pas një sezoni të dobët.

Dy ndeshje para përfundimit të sezonit, blutë janë vetëm në vendin e 12-të në Ligën Premier me 43 pikë, pra 15 më pak se Aston Villa, që mban pozitën që të çon në Ligën e Konferencës, shkruan TalkSport.

"Do ta bëjmë më të mirën" - Messi pranon ofertë të jashtëzakonshme nga bashkëkombësi që i luan në Ligën Premier
Lexo po ashtu "Do ta bëjmë më të mirën" - Messi pranon ofertë të jashtëzakonshme nga bashkëkombësi që i luan në Ligën Premier

Është e sigurt se na pret një verë e nxehtë në të cilën do të mësojmë se në cilin klub do të vazhdojë karrierën lojtari më i mirë i Botërorit të fundit të luajtur në Katar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

Bundesliga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Ndërkombëtare
E ardhmja e tij është larg Old Trafordit, Man Utd i vendos çmimin e largimit Jadon Sanchos

E ardhmja e tij është larg Old Trafordit, Man Utd i vendos çmimin e largimit Jadon Sanchos

Premier League
Kalo në kategori